Gripi i derrave pranë portave të vendit tonë
10/07/2009 Në pikat kufitare të Korçës masa për identifikimin dhe evitimin
DSHP Korçë : “Njoftoni menjëherë për çdo dyshim që keni”
Korçë- Tashmë kur në vendet fqinj, Serbi, Mali i Zi, Greqi, apo gjetkë kanë evidentuar raste të prekjes së qytetarëve të tyre nga gripi i derrave H1N1, qarku i Korçës, i cili numëron 5 dogana dhe veçanërisht Drejtoria e Shëndetit Publik e këtij rajoni, po ndihet e shqetësuar: “Gripi i derrave ndodhet pranë 5 portave të këtij qarku, njoftoni menjëherë për çdo dyshim që mund të kenë mbi këtë sëmundje”. Kjo ka qenë deklarata e përcjellë për mediat nga Drejtoria e Shëndetit Publik Korçë, ndërsa ka intensifikuar fushatën për sensibilizimin e qytetarëve mbi shenjat që ka ky grip, si përhapet ai, si mund të parandalohet etj. Ndërkohë ka siguruar banorët e saj se janë marrë të gjitha masat për parandalimin dhe mjekimin e çdo rasti që mund të identifikohet. Megjithatë, tashmë kur gripi i derrave ka mbërritur në kufi dhe kur të prekur nga kjo sëmundje ka pasur edhe shqiptarë, duket se shqetësimi i institucioneve kompetente është bërë edhe i madh. Ndërkaq krahas masave të marra në 5 doganat e këtij qarku, po synohet për marrjen e masave të tjera, me qëllim identifikimin dhe parandalimin në kohë të çdo rasti. Gjithsesi tashmë mendohet se gripi i derrave mund të hyjë edhe në vendin tonë. Burime pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Korçë pohuan se tashmë kanë intensifikuar edhe më tej fushatën sensibilizuesve. Sipas burimeve në fjalë, çdo qytetar duhet të dijë se gripi i derrave përhapet nëpërmjet ajrit, ashtu si grip i zakonshëm kur një i sëmurë kollitet apo teshtin. Nga burimet pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik mësohet gjithashtu se në 5 pikat e kalimit kufitar të qarkut Korçë janë marrë një varg masash për parandalimin e përhapjes së gripit të derrave H1N1. Gjithsesi në këto dogana shërbimi shëndetësor nuk funksionon 24 orë pa ndërprerje, por ndërkohë janë duke u marrë një sërë masash të tjera për këtë qëllim, sikurse mund të kërkohet edhe mbushja e formularëve nga personat që hyjnë në Shqipëri përmes pikave të kalimit kufitar.