Japoni, ekspozitë për gripin e derrave
Me qëllimin për të sensibilizuar njerëzit për mbrojtjen nga virusi i gripit të derrave, në Tokio të Japonisë është çelur një ekspozitë e veçantë kushtuar virusit H1N1. Në këtë ekspozitë janë paraqitur maska e kostume, madje të ndara për perëndimorët dhe aziatikët. Kostumi në total kushton 30 dollarë, ndërkohë që kërkesat nga korporatat e mëdha dhe zyrat publike vijnë gjithnjë në rritje.