E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka përmbysje, Interiikën me turp nga Evropa

TIRANE-Interi i ka dhënë lamtumirën me turp Ligës së Kampioneve, duke u mundur edhe në takimin e kthimit përballe Shalke 04. Kampionët në fuqi të Evropës janë shkurorëzuar edhe zyrtarisht në Gelsenkirshen, ndonëse rezultati 5-2 i ndeshjes së parë linte shumë pak shpresa për ta. Për sfidën e mbrëmshme Leonardo priste të paktën një fitore për ta mbyllur me nder aventurën në Champions, por në fakt ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje nga një formacion, që të paktën në emra, duket inferior. Por, gjermanët kanë qenë ata që kanë besuar më shumë dhe që kanë luftuar sikur takimi i mbrëmshëm të ishte 0-0, duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës italiane. Interi gjithsesi ka qenë më këmbëngulës së në ndeshjen e parë, por të shënosh 4 gola në transfertë duket një mision më shumë se i pamundur. Ndërkohë, ka kaluar në gjysmëfinale edhe Reali i Madridit, që fitoi 1-0 në Londër përballë Totenhemit. Megjithëse rezultati 4-0 në "Bernabeu" u jepte qetësi, madrilenët kanë kërkuar ta mbyllin me fitore edhe sfidën e mbrëmshme dhe në fund ia kanë arritur.
Shalke-Inter
Pas një dominimi të zikaltërve, që shkuan dy herë pranë golit me Stankoviç dhe Maikon, Shalke gjeti avantazhin në minutën e fundit të pjesës së parë. Raul Gonzales përfitoi nga një çarje e mbrojtjes së Interit dhe pasi shmangu edhe Zhulio Sezar, e dërgoi qetësisht topin në rrjetë, në një mënyrë të ngjashme si me finalen Real-Valencia të vitit 2000. Në pjesën e dytë, Interi reagoi menjëherë duke barazuar me Tiago Motën, por skuadra e drejtuar nga Leonardo ka qenë konfuze në veprimet e saj edhe pse dëshira nuk i ka munguar. Pas disa tentativash, kryesisht me goditje nga larg dhe me krosat e Nagatomos e të Maikon, Interi pësoi goditjen e radhës në mbrojtje. Hauedes u nis mjaft mirë drejt portës së Zhulio Sezar dhe me një goditje precize e të fortë njëkohësisht, shënoi golin e fitores. Nga ky moment erdhi edhe dorëzimi i Interit, me Leonardon që nisi të ndërronte titullarët, duke menduar për ndeshjen e radhës në kampionat.
Totenhem-Real
Nuk ka pasur shumë histori sfida mes Totenhemit dhe Realit në "Ëhite Hart Lane". Londinezëve u duheshin 4 gola për të shpresuar dhe përballë një Reali të tillë, çdo gjë ka qenë e pamundur. Loja megjithatë ka qenë shumë e bukur, me dy skuadrat që kanë sulmuar papushim, duke krijuar shumë momente emocionuese. E megjithatë, çdo gjë u vendos nga një gafë e portierit Heurelio Gomesh 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë. Kristiano Ronaldo goditi në mënyrë qendrore nga 30 metra dhe topi i shkoi drejt portierit brazilian, por ai e humbi atë në një mënyrë të çuditshme, duke dhuruar gafën e radhës. Më pas, madrilenët kanë qenë më të qetë dhe Murinjo ka nxjerrë nga loja Kakanë e Ksabi Alonson, duke i ruajtur për klasiken e së shtunës ndaj Barcelonës. Në minutat e mbetura, Totenhemi ka patur disa shanse për të shënuar, por pa arritur ta bëjë këtë. Reali tashmë do të përballet me Barcelonën, në një klasike në Champions.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›