Polica franceze ne kerkim te vrasesit
Policia franceze është në kërkim të një personi të armatosur i cili dyshohet për vrasjen e shtatë personave në Jug të Francës . Forcat policore kanë rrethuar një banesë në Tuluz. Ministri i Brendshëm Klod Gyont është shprehur se, vrasësi 24 vjeçar me origjinë algjeriane, është pjesë e grupit terrorist të Al – Kaedës. Ministri tha se i dyshuari më pare kishte vizituar Afganistanin dhe Pakistanin. Autoritetet policore kanë bërë me dije se vrasësi ka vepruar për t’u hakmarrë ndaj fëmijëve palestinezë dhe operacioneve ushtarake franceze jashtë vendit . BBC shkruan se policia mori në vendngjarje nënën e të dyshuarit, por ai nuk pranoi të fliste me të. Dy policë mbetën të plagosur gjatë operacionit, ndërsa është arrestuar vëllai i autorit të masakreës. Zyrtarët besojnë se ai i përket një grupi xhijadist të njohur me Forsane Alizza, (Kalorësit e Lavdisë).
Hetuesit kanë bërë me dije se emri i vrasësit është Muhamed , pasi është verifikuar një e-mail i dërguar viktimës së tij të parë.
Vrasjet në shkollën Ozar Hatorak ishin sulmi i tretë fatal në pak ditë. Sulmet kanë ndodhur në datat 11,15 dhe 19 mars, ndaj kjo të bën të mendosh që vrasësi sulmon çdo katër ditë. Ndërkohë që në orët e ardhshme pritet të mbahet në Jeruzalem dhe funerali i tre fëmijëve që humbën jetën ditën e hënë.