Marseja i merr Realit Haincen
Gabirel Haince pritet nga çasti në çast të pranojë kalimin në radhët e Olimpikut të Marsejës. Mes Realit të Madridit dhe skuadrës nënkampione të Francës ka një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit 31-vjeçar argjentinas nga Madridi për në Marsejë. Por sipas të përditshmes sportive spanjolle "As", nuk do të jetë e lehtë për klubin francez që të bindë ish-lojtarin e Mançester Junajtid të pranojë një transferim të tillë. Mbrojtësi argjentinas do të duhet të pranojë gjithashtu edhe një reduktim të rrogës aktuale të tij prej rreth 4 milionë euro në sezon. Gjithsesi, në ditët e ardhshme do të vendoset përfundimisht.