Terri, "jo" milionave të Sitit
Xhon Terri nuk do të largohet nga Çelsi. Mbrojtësi ka refuzuar ofertën e radhës nga sheiku Mansur Bin Zajed, që ishte i gatshëm t‘i paguante mbi 1 milion euro në muaj rrogë (12 milionë euro në sezon), vetëm për ta afruar te Mançester Siti. 28-vjeçari ka refuzuar kontratën 5-vjeçare të arabëve dhe pritet që shumë shpejt të rinovojë me blutë e Karlo Ançelotit. Sipas tabloidit "The Sun", firma në kontratën e re është çështje orësh: lojtari ku do të përfitojë mbi 6 milionë euro në sezon deri në vitin 2012. Ndërkohë, "Daily Mail" theksonte se për kapitenin e Kombëtares angleze, drejtuesit e Sitit do të paguanin mbi 55 milionë euro.