E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka verifikuar matësit, CEZ gjobitet 30 milionë lekë

SHKRUAN: Sabina Veizaj 27-10-2011 12:17

Kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ-i, gjobitet me 30 milionë lekë të reja. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka marrëse masën me gjobë për operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje, duke e urdhëruar në të njëjtën kohë CEZ-in të marrë masa urgjente për situatën se, në të kundërt, do të përshkallëzojë masat e penalitetit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjisë, pasi ajo ka vërejtur pas kontrolleve përkatëse se CEZ ka futur në punë mjete matëse (sahatë) të paverifikuar përpara përdorimit dhe nuk ka zbatuar ligjin për kolaudimin e tyre. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjisë, edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Burimet deklarojnë se, pas ankesave të shumta të konsumatorëve në METE dhe pas verifikimeve të DPM për aparatet matëse, drejtuesit e METE dhe DPM vendosën ditën e djeshme penalizimin e kompanisë CEZ shpërndarje konform ligjit. Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës paralajmëron se: nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit, penalizimet nga METE do të vijojnë edhe më të forta. Ndërsa një kontratë shërbimi për kontrollin dhe kolaudimin e matësve është miratuar në muajin korrik të këtij viti në Kuvend. Objekti i kësaj kontrate të realizuar midis palëve konsiston në: verifikimin e saktësisë së aparateve matëse të energjisë dhe kolaudimin e tyre, në momentin e vendosjes për herë të parë në treg ose para përdorimit (instalimit) për herë të parë te konsumatori. Gjithashtu, kontrata përmban inspektimin periodik për verifikimin e saktësisë së aparateve matëse dhe të sistemit të matjes së energjisë elektrike,verifikimin, kolaudimin, vulosjen, si dhe mirëmbajtjen e matësve të energjisë elektrike, kontrollin e saktësisë, kolaudimin e pajisjes me certifikatë. Kontrata që Enti Rregullator lidhi me Drejtorinë e Përgjithshme e Meterologjisë parashikon kontrollin e matësve të energjisë që vendosen për herë të parë në përdorim, të testojë, rregullojë, të regjistrojë dhe pajisë me certifikatë të gjithë matësit e rinj përpara përdorimit (instalimit), bllokimin e matësve të energjisë që konstatohen të dëmtuar apo që janë jashtë performancës e nuk punojnë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në Kodin e Matjes dhe nga DPM, duke vendosur pullë bllokimi dhe njoftimin e shpërndarësit për ndërrimin e tyre etj.

Në bazë të kësaj kontrate, e cila hyri në fuqi këtë vit, kontraktori bwn këqyrjen në terren, hartimin e procesverbaleve dhe krijimin e kushteve tekniko-organizative për verifikimin, kolaudimin e vulosjen e matësve elektrikë. Laboratori i autorizuar kryen verifikimin, kolaudimin dhe vulosjen e makinerisë matës të matësve të energjisë elektrike që rezultojnë në rregull. Për matësit e energjisë elektrike që rezultojnë nga verifikim – kolaudimi të parregullt nuk bëhet vulosje e makinerisë të tyre.

Ja si mund të ulet TVSH-ja për ushqimet, PS jep shembuj

Socialistët këmbëngulin në nismën e tyre për të ulur tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet ushqimore, në një kohë kur propozimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar shkojnë në kahun ekstremisht të kundërt për rritje të taksave administrative dhe taksës së sheshtë, në mënyrë që të rriten të ardhurat për të ushqyer borxhin publik. Kreu i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij publike në internet ka sjellë një shembull për të ilustruar këtë nismë të hartuar dhe të kundërshtuar nga kryeministri Berisha. “Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke u thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet. Është po ashtu pjesë e Paktit Qytetar të 8 Majit dhe, siç kemi premtuar, do ta ngremë me forcë në opozitë dhe do ta bëjmë realitet në qeverisje.”- citon Rama. Sipas propozimit të PS-së, aktualisht 1 kg miell e ka tvsh 20%, i cili llogaritet mbi vlerën 83.33 dhe me llogaritje del që TVSH është 16.67 lekë. Kështu që 1 kg miell me TVSH aktualisht është 100 lekë. Ndërkohë që propozimi i Partisë Socialiste vjen për të zeruar TVSH-në dhe në këtë rast një kg miell do të kushtonte 83,33 lekë me një ulje çmimi prej 17 lekësh. Analogji e njëjtë llogaritjeje është edhe për artikujt e tjerë, si buka, vezët, qumështi, sheqeri, orizi dhe makaronat, me ndryshimin se për vajin, sheqerin dhe orizin propozohet një TVSH prej 10%. Nga një përllogaritje e TVSH-së në total sipas tabelës së paraqitur nga kreu i socialistëve Rama, rezulton se për këto produkte shqiptarët paguajnë vetëm për TVSH-në 976 lekë, ndërsa me propozimin e PS-së shqiptarët do të paguajnë për TVSH-në e këtyre produkteve 859 lekë,

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›