E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton kerkesen per referendum

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën për referendum të Aleancës kundër Importit të plehrave, i cili i hap rrugë dërgimit të kërkesës në Gjykatë Kushtetuese që pritet të kryhet në 3 Janar të vitit 2013.
Kërkesa për referendum u miratua me 6 vota pro dhe ansjë votë kundër.
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti tha për abc news pas miratimit se KQZ-ja mori sot vendimin më të rëndësishëm
 KQZ u mblodh sot në mesdite për të vijuar diskutimin për pranimin e dokumentacionit të kërkesës për referendum të Aleancës kundër Importit të Plehrave(AKIP), që kërkon shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Arsyetimi ligjor rrjedh edhe nga çka përcaktohet në Kushtetutë mbi zhvillimin e referendumit në një ditë të vitit. Komisionerët gjatë diskutimeve kanë parashtruar këndvështrime të ndryshme nisur nga interpretimi i ligjit. Në një kohë kur pjesa më e madhe e anëtarëve të KQZ-së mbështesnin dorëzimin e vendimit në Kushtetuese në fillim të vitit 2013, në përputhje me ligjin, nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi që kërkesa të dërgohet menjëherë dhe Gjykata të bëjë edhe intepretimin ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›