E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk kam abuzuar me femijet"

TIRANE - I pandehuri Xhon Dejvid Braun, i akuzuar per marredhenie seksuale me te mitur, duhet te perballet dhe me akuzen per nje tjeter rast abuzimi. Kete kerkoi dje prokurori i ceshtjes Kole Hysenaj ne procesin mbi jetimoren "Femijet e tij" ku dyshohej se abuzohej seksualisht me femijet. Gjate replikes se tij Hysenaj i ka bere me dije gjykates, se avokatia Gjystina Golloshi kishte deklaruar se klienti i saj, kishte shkuar nje jave ne Vlore me te miturin Marges G. Sipas prokurorit vete mbrojtja ne deklarimet saj kishte bere me dije se klienti i saj, kishte fjetur me femijen ne te njejten dhome, si dhe e kishte puthur ne faqe. Kjo deklarate sipas akuzes eshte nje nga momentet qe nis ne verifikimin e akuzes ne ngarkim te se pandehurit. "Ne pergjigjen qe ka mberritur ne prokurori per te pandehurin, Dino Kristodhulu thuhej se Dejvid Braun, kishte abuzuar me femijet. Ai ishte xheloz kur ata rrinin ose afroheshin me te tjere persona", - ka shpjeguar prokurori. Akuza ka shtuar me tej se mbrojtja ka deklaruar ne lidhje me letrat qe i kane derguar femijet ne qeli te pandehurit, por qe nese do te verifikoheshin te gjitha rastet e abuzimit, atehere nuk do te kerkohej 20 vjet burgim, por shume me teper. "Avokatja ka bere me dije se ka pare kushtet qe ishin ne qender dhe menyren sesi trajtoheshin femijet. Per kete avokatja duhet te kishte qene deshmitare ne kete proces dhe jo te ishte mbrojtese ligjore e te pandehurit. Ndersa ne lidhje me nenndarjet, kushtet e shtepise, menyren sesi trajtoheshin dhe ushqeheshin femijet, do te ishte me mire qe mbrojtja t'i bente me dije Ministrise se Puneve Publike e te Ceshtjeve Sociale, pasi nuk kane lidhje me kete proces", ka deklaruar dje prokurori. Pas fjales se prokurorit vete i pandehuri Xhon Dejvid Braun, ka bere me dije se ai nuk kishte abuzuar me femijet. "Une e di qe ju do te vendosni per jeten time, mbi veprimtarine qe kam pasur ne shtetin Shqiptar. Jam njeri i ndershem. Per te dy femijet qe akuzohem se kam abuzuar me ta, une iu kam shpetuar jeten, duke i nxjerre nga gjendje ekzistuese qe ata ishin. Me Denis A., ishte abuzuar qe kur une e kam marre nga rruga. Kujdesi im per keta femije ka qene sic mund te kujdesesha per trupin tim, si nje baba per ta. Ne lidhje me Denis A. e pranoj qe ai ka ardhur ne krevatin tim, por une nuk kam abuzuar me te", ka deklaruar dje i pandehuri Xhon Dejvid Braun. Ai i ka bere me dije gjykates qe ne vendin tone kishte ardhur per te ndihmuar femijet, si dhe kishte punuar fort per te arritur permiresimin. "Si konkluzion po e le jeten time ne duart tuaja dhe vendimi te mos merret sic do prokurori, por te vleresohet ajo qe kam bere une per keta femije. Deklaroj se nuk kam abuzuar me femijet, e deklaroj edhe para zotit", ka mbyllur deklarimin e tij i pandehuri. Ndersa avokatia i ka bere me dije gjykates se theniet e dy femijeve Denis A. dhe Anton Q. jane te papergjegjshme. Klienti i saj nuk ka hepatit B sic ka deklaruar edhe prokurori. "Xhon Dejvid Braun prej 29 muaj eshte peng i prokurorise per te shkuar thelle ne hetimeve, por nuk ka provuar se Anton Q. eshte i papergjegjshem. Dejvid Braun eshte impotent ka qene qe kur drejtonte fondacionin, gjate hetimeve dhe gjate gjykimit te tij", shtoi avokatia.

Braun akuzohet per "marredhenie homoseksuale me te mitur"

Mbrojtja e te pandehurit Xhon Dejvid Braun, pervec deklarimit si te pafajshem te klientit te saj, i ka bere me dije trupit gjykues, te kryesuar nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha se nuk ka frike qe t'i lere femijet e saj me te pandehurit. "Padrejtesia eshte nje turp kombetar, por drejtesia e ngre lart nje komb", ka vazhduar se shpjeguari ajo. I pandehuri Xhon Dejvid Braun akuzohet per vepren penale te "marredhenieve seksuale ose homoseksuale me te mitur", vepra keto penale te ndodhura ne qendren "Femijet e tij", te cilin e kishte hapur i pandehuri. Ne kete qender ishin strehuar femije te cilet kane qene ne gjendje ekonomike te veshtire ose qe jetonin ne rruge.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›