Gjykata i jep 2 vjet burg Ylli Kelmendit
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka denuar dje me 2 vjet burg Ylli Kelmendin, shokun e ngushte te te ndjerit Fatmir Rama, i njohur si "Miri i Xhikes". Vendimi eshte marre dje nga togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Ridvan Hado, te cilet deklaruan fajtor te pandehurin Kelmendi per vepren penale te "armembajtjes pa leje" dhe "kundershtimit te punonjesit te policise". Gjate procesit hetimor dhe mbrojtjes ne gjykate, 44-vjecari Kelmendi eshte shprehur se armen e mbante per vetembrojtje, por pa dhene me teper detaje per kete fakt. Sipas akuzes, Kelmendi akuzohet per dy vepra penale, "per kundershtim te punonjesit te policise se rendit publik" dhe te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve". Arrestimi i Kelmendit u be disa muaj me pare ne rrugen "Xhorxh Bush", ne afersi te Parlamentit ne Tirane. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ngjarja per te cilen akuzohet Kelmendi ka ndodhur rreth ores 01:30 te mesnates se dates 4 korrik. Nga hetimi doli se 44 vjecari ishte duke kaluar ne bulevard me pistolete ne brez. Gjate momentit qe ai eshte pare dhe thirrur nga efektivat e patrullave te pergjithshme te cilet ishin duke kaluar, ai nuk ka ndaluar. Por jo vetem kaq. Sipas akuzes, mesohet se Kelmendi nuk ka pranuar te kontrollohet nga policia dhe ka goditur dy prej efektivave te saj. Pas mberritjes se efektivave te policise se Komisariatit numer 1 Tirane, eshte bere i mundur edhe arrestimi i 44 vjecarit dhe me pas dergimi ne qeli. Sipas prokurorit gjate kontrollit te bere, atij iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje pistolete tip TT, me nje kreher me 7 fisheke, te cilen e mbante pa leje. Burimet policore thane se dy punonjesve te policise, te cilet u demtuan nga Kelmendi, iu dha menjehere ndihma mjekesore. Ylli Kelmendi eshte shoqeruar disa here ne polici per vepra te ndryshme penale, midis tyre edhe vepren penale te "armembajtjes pa leje" per te cilen u denua dje nga Gjykata e Tiranes. Ylli Kelmendi ka qene deshmitar ne vrasjen e Fatmir Rames, i njohur si Miri i Xhikes, atentat i ndodhur ne vitin 2003 te "Kartodromi", ku mbeti dhe vete i plagosur.
R.Caushaj
R.Caushaj