Nuk kam aktakuzë

Në Gjykatën Komunale në Prishtinë, për nëntë vitet e fundit, numri i lëndëve kurrë nuk është zvogëluar. Përkundrazi. Ato çdo ditë vetëm janë shtuar. Dosjet që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet ndërmjet qytetarëve me Termokosin, KEK-un apo Higjiena-Teknikën, janë me mijëra dhe presin në radhë. Janë 23 gjyqtarë që duhet të merren me rreth 500 mijë banorë të Prishtinës me rrethinë. Kjo është Gjykata Komunale në Prishtinë.
Express: Në çdo raport vendor apo ndërkombëtar, sistemi i drejtësisë klasifikohet si më i dobëti dhe më i korruptuari?
Nuhi Uka: Nuk mendoj ashtu. Konsideroj se raste të izoluara të keqpërdorimeve mund të ketë, por vlerësimi i përgjithshëm është i pabazë. Po flas për Gjykatën Komunale. Gjyqtarët e tanishëm kanë rezultate, nuk është se ka mospunë, por numri i tyre është i pamjaftueshëm për të arritur në një gjendje më efikase dhe më azhure.
Express: Edhe sa gjyqtarë i duhen kësaj gjykate të funksionojë si duhet?
Nuhi Uka: Në kushtet e kompetencave të tanishme, minimumi do të duhej të kishte një dyfishim të gjyqtarëve për të zbutur gjendjen. Sigurisht, të shtimit edhe të stafit tjetër. Kemi një numër të madh të lëndëve të ekzekutimeve ku kemi numër të madh që kanë të bëjnë me borxhet e ndërmarrjeve komunale si Termokosi, KEK-u, Higjeno-Teknika etj.
Express: Gjykata juaj më shumë merret me zgjidhje të kontesteve pronësore. Dyshohet se gjyqtarët këtu tentojnë të marrin sidomos rastet e tilla për shkak të mundësisë më të lehtë të marrjes së ryshfetit?
Nuhi Uka: Ndarjen e lëndëve e bëjmë sipas arritjes dhe numrit të tyre. Secili gjyqtar është i angazhuar me numrin e tij të lëndëve. Nuk kemi specializime të ngushta që një gjyqtar të ketë vetëm pronësitë, tjetri kompensimet e dëmit apo tjetri borxhet. Mirëpo, varësisht si regjistrohet dhe vjen lënda dhe kujt i takon, në atë mënyrë ndahet lënda. Nuk kam rast që ndonjë gjyqtar të ketë ardhur e të ketë kërkuar që ndonjë lëndë të caktuar ta marrë për ndonjë arsye të tij.
Express: Lëvizja Vetëvendosje ju ka akuzuar për blerje dhe shitblerje pronash?
Nuhi Uka: Këto nuk janë të vërteta. Sigurisht se unë e kam pronën time si çdo qytetar tjetër. Nuk jam marrë me shitblerje të patundshmërive. Kjo flitet dhe përflitet në mënyra të ndryshme, por nuk është e vërtetë.
Express: Vetëvendosje ka deklaruar se ju gjithashtu jeni nën hetime?
Nuhi Uka: Me të marrë vesh se jam përmendur në kuptimin e asaj se ndaj meje Prokuroria Speciale ka ngritur padi, jam interesuar në prokurorinë gjegjëse ku më është thënë se nuk ka diçka të tillë kundër meje.
Express: Do të kërkoni sqarime nga Prokuroria Speciale?
Nuhi Uka: Patjetër që do të interesohem të mësoj se çfarë ka të vërtetë dhe për çka.
Express: Ju e keni kaluar testin e etikës?
Nuhi Uka: Unë e kam kaluar këtë test. Të them të drejtën, nuk e kem ndjerë veten mirë. Për gjyqtarë të përvojës sime dhe të ngjashme, ky provim ka qenë i panevojshëm. Unë mund ta kuptoj si diçka të arsyeshme për gjyqtarë që tani vijnë. Por për gjyqtarë që janë në prag të pensionimit, mendoj se kjo ka qenë e panevojshme.
Express: Por nuk jeni ankuar?
Nuhi Uka: Unë personalisht nuk jam ankuar, por si gjyqtarë kemi debatuar. Mendimi i të gjithëve praktikisht është se nuk ka qenë e nevojshme. Por ajo ndodhi dhe është si është. Por ky proces do të duhej të zbatohej shumë më shpejt sesa që ka filluar.
Lëndët
Express: Sa është numri i lëndëve?
Nuhi Uka: Numri i lëndëve vazhdimisht nga viti 2000 e deri tash, është rritur. Numri i lëndëve civile që janë në punë sillet nga 12 mijë deri në 14 mijë. Numri i rasteve penale sillet deri në 7 mijë. Në ekzekutime, përafërsisht janë rreth 20 mijë. Varësisht nga cila periudhë kohore, vazhdimisht ka lëndë më shumë sesa në periudhën paraprake. Asnjëherë prej vitit 2000 e këtej nuk është zvogëluar numri i lëndëve, por vetëm rritja e tyre. Tash kemi vetëm 23 gjyqtarë në punë, që as për së afërmi nuk i përgjigjet nevojës së Gjykatës. Edhe me këtë kompetencë që ka Gjykata, ka nevojë së paku për dyfishimin e tyre. Prishtina nuk është ajo e paraluftës sa i përket numrit të banorëve. Në vitet 80, numri i gjyqtarëve ishte rreth 35, kur Prishtina pa komunat përreth ka pasur rreth 120 mijë banorë. Tash me rreth 500 mijë banorë, kemi vetëm 23 gjyqtarë.