Aksidenti; Makina del nga rruga, humb jetën 27-vjeçari
Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në afërsi të Sukthit. Sipas burimeve nga policia, viktima është i riu Ramadan Mani. Ai ishte duke udhëtuar me një autoveturë tip BMW, kur makina ka dalë nga kontrolli duke u përplasur jashtë rruge. Për pasojë, i riu ka marrë plagë të rënda në trup. Ndaj tij është dhënë ndihma e parë duke e dërguar atë në spitalin e Tiranës. Por ai ka humbur jetën gjatë rrugës. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia. Nga hetimi i kryer rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.