E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kanë dublues

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 08:35

Aktorët hollivudianë, si Matt Damon ose Christian Bale, nuk kanë fare frikë t’i vetë xhirojnë skenat më të rrezikshme të filmave, pa ndihmën e dubluesve. Por, këta të dy nuk janë të vetmit.

Angelina Jolie, njihet si aktore e patrembur, sepse në filmat si ‘Tomb Raider’ dhe ‘Mr & Mrs Smith’ ajo hidhet nga vetura në lëvizje ose qëndron e varur në majë të një ndërtese. Jackie Chan, njihet si aktori që gjithnjë refuzon përdorimin e dubluesve në skenat e tij të luftimit. Keanu Reeves, gjatë xhirimit të filmit ‘Speed’, ka xhiruar vetë skenën e hedhjes nga vetura në një autobus, derisa të dy automjetet ishin në lëvizje.

Natyrisht, gjatë xhirimit të trilogjisë ‘Bourne’, Matt Damon i ka xhiruar skenat e përleshjeve, është hedhur në ujë nga një urë dhe ka qenë fizikisht në veturë gjatë çdo skene të aksidenteve. E në filmin e fundit të Batman, në vitin 2006, Christian Bale ka shfaqur guximin e tij derisa është ndeshur me një gjarpër të vërtetë, ose duke qëndruar i varur nga një helikopter.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›