E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listës së arkëtimeve i prinë filmi për majmunët

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 13:23

Filmi “Rise of the Planet of the Apes” (Ngritja e Planetit të Majmunëve) vazhdon t’i prijë listës së filmave me fitimet më të larta, që u përpilua gjatë fundjavës së kaluar në SHBA.
Vazhdimi i kult filmit të vitit 1968, me James Franco e Freida Pinto në rolet kryesore, që është prodhim i shtëpisë filmike The 20th Century Fox, deri më tani ka arkëtuar 27.5 milionë dollarë.

Vendin e dytë në listën e filmave më fitimprurës e mban derma shumë e debatueshme sociale, që temë ka mbrojtjen e të drejtave qytetare, “The Help” (Ndihma), e cila ka arkëtuar 26.5 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës, gjegjësisht 35.9 milionë që nga e mërkura, që ishte dita e parë e shfaqjes së filmit.

Ndërkaq në vendin e tretë radhitet filmi “Final Destination 5” (Destinacioni Përfundimtar 5), i cili ka rritur që për vetëm tri ditë shfaqje në kinematë amerikane të arkëtojë 18.4 milionë, që është shumë më ulët sesa shuma që kishte arkëtuar pjesa e katërt e franshizës, në vitin 2006.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›