E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk lahet Edvini duke baltosur popullin!

25-08-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Me një mikun tim, flautist në pension, pata një bisedë që m’u duk interesante. Kishte parë në internet një shkrim të një admirueseje të Edi Ramës. Ma tregoi si e qysh e gjeti, por unë sikur nuk hyra dot në temë, me tamam. Kjo nuk ka rëndësi. Se miku im e kishte printuar shkrimin e asaj gruaje, që e kishte nënshkruar me emrin e mbiemrin e saj. Titulli i shkrimit: “Rruga e pandryshuar e Ramës”. Flautisti e kishte mbushur me nënvizime dhe kishte vënë ca shenja, në saje të të cilave kishte nxjerrë disa nëntituj. Nuk ishte i etur që t’i dilte emri në gazetë. Prandaj edhe autoren po e emërtojmë vetëm me emrin e saj të shkurtuar: Moza.
Shkrimi, i gjatë thuajse sa tri faqe printeri, fillonte me: “Unë nuk mendoj se Shqipërisë s’do t’i vijë më një politikan si Edi Rama që hyn te njerëzit që kanë moral”. Bën krahasime me politikanë të tjerë, të cilët i cilëson “pa moral, pa ndërgjegje, batakçinj të dorës së parë, të cilët  nuk do kishin lënë ferrë e shkurre pa djegur për të ardhur në pushtet. Vendin do ta kishin kthyer përmbys, jo për hir të shqiptarëve, por për hir të një cope karrigeje”.
Meqë shkrimi i Mozës hyn drejtpërdrejt te morali i të admiruarit të saj, biseda me mikun tim u përqendrua tek enigma nëse autorja ishte në dijení apo jo të sjelljes së tij amorale (që të mos përdornim i-në si fillestare). A e di Moza sesi i rreh publikisht femrat ai, të cilit ajo i del për zot? Së paku njihet një politikane e re e partisë së tij dhe dihen dy personazhe të artit që ai i ka keqtrajtuar egërsisht. Sa për moralin që përmend Moza, a thua se ajo s’ka haber për lakuriqësitë e tij skandaloze dhe për tregimet pornografike të Inës së tetëvjeçares dhe të skenave skandaloze që bëheshin me djemtë e shkollës nëpër bunkerin më të afërt?
Dy pika të tjera të këtij shkrimi, përmbajnë opinionet e saj për politikanët dhe për popullin tonë, që e poshtëron me sa të mundet.
Le të vijmë te populli e te politikanët: “Nuk më vjen as të shkruaj, as të flas më, në një vend me ndërgjegje të kalbur qytetare, banorët e të cilit shesin të ardhmen e fëmijëve, për një thes me miell”. As bashkëfolësi im, as unë, nuk kishim dëgjuar për atë muhabetin e miellit, përveçse në qarkun e Elbasanit, ku joshësja me miell ishte një kandidate socialiste! E filluam nga mësymja që i bën popullit, për të ardhur te politikanët. Për Berishën thotë “se ai nuk ka faj, se është monstra, pjellë shqiptare. Asgjë nuk është e përbindshme në realitetin shqiptar. Ramën e kritikojmë jo se nuk ka demokraci të brendshme në parti, por se vdesim për të kritikuar një njeri që na duket ndryshe. Unë kan qenë në kraun e duhur e jo në atë të pseudoanalistëve. Edi Rama është ai që ka qenë i pandryshuar, absolutisht dhe as një grimë (!). Fatos Nano e ktheu (vendin) në një qebabtore pijanecësh e hajdutësh, ndaj s’ka fare vend për drithërima pse Rama përjashton të vjetrit kur në fakt ata vetëpërjashtohen sa herë  Berisha u premton kocka. E kjo nuk ka lidhje me demokracinë e brendshme, por si gjithmonë koncepti shqiptaresk është me kokë poshtë”. Lulzim Bashën e ka inat se di të qeshë, kurse idhulli i saj nuk di as të qeshë, bën ngërdheshje! Ja çfarë shkruan: “(Njerëzve) thjesht hidhu për të ngrënë dhe janë në rregull. E kam fjalën për tiranasit, sado pak qofshin që me vetëdije hodhën votën për një palaço që qesh”. Në qoftë se shqiptarët janë të tillë, “me koncepte shqiptareske” në kuptimin më të ulët të fjalës, atëherë s’ka nevojë të manipulohen votat, meqë ata “me vetëdije hodhën votën...” etj. Mllefi ndaj popullit është, pra, se populli nuk voton për Ramën! Natyrisht nuk kursehet as Ilir Meta. “Qoftë dhe një vote e hedhur për Ilir Metën do përbënte një turp historik, nga ato që njollosin gjithë shoqërinë, gjithë sistemin dhe që përdhosin keqas të ardhmen e këtij vendi”. Pastaj sheh ëndrra në diell, që të përfundojë se “më optimistët do të donin ta shihnin në qeli”. Më tej ia fillon mallkimeve si plakat shtriga, duke harruar manipulimin e votës: “Atyre që shitën votën tek Ilir Meta, në djall vafshi të gjithë ju që e votuat dhe qe sot na bëni me turp të quhemi shqiptarë! Vota e hedhur për Ilir Metën do përbënte një turp historik...”. Së paku bëhet fjalë për njerëz që e votuan! Pastaj e pafytyra i përvishet edhe medies: “Sot baltovinës së moralit shqiptar, i është bashkëngjitur tërësisht dhe media medikore, e paaftë, pisanjose shqiptare. Që hesht për gjakun e shqiptarëve në bulevard, por ama ka cipë e faqe të kritikojë çorapet e kuqe (edhe vathët në vesh?- shënim) të Edi  Rames”. Pastaj merret edhe me ata që nuk mendojnë si Edvini, brenda radhëve: “Dhe kjo nuk është thjesht një metaforë, është thelbi i të tërës: për shqiptarët, një hajdut dhe një vrasës mund të qeverisë, por jo ama një njeri me ndërgjegje, moral dhe vizion, që trishtohet njësoj si unë e si ti për vjedhjen e votës. Sepse ky i fundit (e ka fjalën për Edvinin) bën dhe gabime mikroskopike në rrugën e tij të tejmbushur me gjemba halabakësh, të etur për pushtet brenda dhe jashte partisë që drejton (S’e di ajo që E.R. është arrivist i pashërueshëm?). Duke mos lënë njeri pa sharë, politikan ose jo, por edhe medien, na dalka se i preferuari i saj paska aleate atë, Mozën dhe disa si ajo! Dhe këtë ajo e quan “Rrugë të pandryshuar”. Kur Edvini është ai që ka bërë një ndryshim spektakolar, nga antikomunizmi i marrosur, në enverizmin e Pezës (çdo 16 shtator!). Që Moza të bindet mirë sesa “e pandryshuar” është rruga e tij, le të lexojë “Refleksionet”, nëse e gjen me anë miku! Se librit ia ka vënë zjarrin vetë Edvini, nga gjërat e pabesueshme për të cilat shkruan!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›