E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca korçare: Dënimi i Disiplinës, shumë i rëndë

Nga LEONARD TREBICKA

Reagojnë donatorët e Skënderbeut, teksa theksojnë se veprimi i një të çmenduri ishte i dënueshëm, por jo kaq shume

Në Korçë e prisnin një dënim të tillë pas ngjarjeve të së martës së shkuar në Pogradec, ku është goditur anësori Çokaj. Gjithsesi nuk pritej masa më e madhe e dënimit prej 8 javësh. Drejtuesit e skuadrës dhe stafi teknik kanë qenë të mërzitur kur kanë mësuar pasditen e djeshme skuadra do të luajë 8 ndeshje jashtë fushës së vet, çka do të thotë se, nëse vendimi lihet në fuqi edhe nga Apeli, atëherë i bie që Skënderbeu të kthehet të luajë në stadiumin e vet vetëm në fundin e këtij sezoni.

Kjo është një gjë e papranueshme, sipas klubit juglindor, ndërkohë që qysh dje drejtuesit kanë vrapuar për ta apeluar këtë vendim. Duke filluar nga mesjava e ardhshme, me këtë vendim të Disiplinës, i bie që në Korçë të mos luhet më futboll dhe ekipi i Skënderbeut, jo vetëm të detyrohet të luajë jashtë fushës së vet, por më shumë se kaq, edhe stërvitjet ti zhvillojë gjetkë.

Tifozët më të zjartë të superligës nuk do të shkelin më në stadiumin e tyre, ndërkohë që ky dënim padyshim që ka rënë si bombë edhe te ultrasit, të cilët e kanë dënuar qysh ditën e ndeshjes tifozin që goditi gjyqtarin. Për një tifoz të vetëm, që në Korçë e kanë quajtur të çmendur, nuk mund ta pësojë një tifozëri kaq e madhe siç janë Ujqërit e dëborës.

Madje, ditën e djeshme, pasi kanë mësuar edhe dënimin, tifozët janë shprehur se tashmë nuk kanë sy e faqe që ti kërkojnë edhe presidencës të vendosë autobusë për ndeshjet jashtë fushe, pasi vetëm prej tyre u dënua stadiumi. I menjëhershëm ka qenë po dje edhe reagimi i donatorëve të Skënderbeut, ata që kanë shpenzuar miliona lekë për këtë ekip, në mënyrë që të argëtojnë qytetin juglindor, por që tashmë edhe atyre u duhet të ulen në tribuna të tjera, madje me një mbështetje të pakët dhe jo si në stadiumin juglindor.

Deklarata Në një deklaratë për Sportin shqiptar, donatorët e Skënderbeut, ditën e djeshme, kanë theksuar: Jemi njohur menjëherë me dënimin prej 8 javësh jashtë fushës sonë dhe komenti ynë është që jemi dënuar vërtet rëndë. Veprimi i një të çmenduri, që qëlloi me gur, është vërtet i dënueshëm dhe ne këtë e kemi thënë, por jo kaq shumë.

Ai ishte një tifoz i vetëm, nuk ishte turma që e bëri atë veprim. Ne na u anulua një gol, na u dhanë 2 penallti dhe nuk pati asnjë reagim. Edhe një herë do të pyesim, pse do reagonim ne kur kaluam në avantazh!? Me këtë duam të tregojmë se është vërtet një veprim i një të çmenduri dhe ky dënim mund të kthehet në precedent, sepse për të dënuar një ekip, u dashka vetëm të gjendet një i çmendur.

Do ta apelojmë menjëherë vendimin që është dhënë ndaj nesh dhe jemi të bindur që ky dënim do të ulet, pasi nëse qëndron kaq, do të jetë shumë i rëndë. Besojmë se Apeli do të vendosë drejtësinë në vend.

 

Skënderbeu kërkon që sot gjysmëkualifikim

Kampionët në Kupë thuajse e kanë hequr qafe Flamurtarin, që është -6 pikë, por kërkojnë tri të tilla sot ndaj kurbinasve

Në Korçë, dënimin prej -3 pikësh dhënë ndaj Flamurtarit, e quajnë si një lajm që do të thotë se kampionët e kanë hequr qafe rivalin e drejtpërdrejtë dhe rruga për në gjysmëfinale tashmë është e hapur. Themi këtë, pasi nga grupi ku bëjnë pjesë korçarët do të kalojnë më tej dy skuadra dhe, nëse Skënderbeu arrin të fitojë ditën e sotme, do të thotë që kampionët të shkojnë në +9 nga vlonjatët, vërtet me një këmbë në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Por, përpara se të bëjnë realitet një gjë të tillë, duhet thënë që sot Skënderbeu ka për të kaluar një pengesë jo të lehtë, siç është Laçi, edhe pse kjo ndeshje do të luhet në fushën asnjanëse të Selman Stërmasit. Levi dhe stafi i tij, ditën e djeshme, në stërvitjen e tyre u ka kërkuar lojtarëve që nuk duhet ta nënvlerësojnë aspak kundërshtarin, pasi fitorja merret vetëm në fushën e lojës dhe Skënderbeu i ka provuar shumë mirë përballjet me ekipet që janë në nivel më të ulët se ata.

Me skuadra që edhe në superligë janë në vendet e fundit, kampionët gjithmonë kanë vuajtur, ndërkohë që edhe pikët i kanë lënë me këto ekipe. Duke parë gjithë këto, edhe Levi është munduar që ta karikojë sa më shumë ekipin e tij dhe, pavarësisht se Skënderbeu fitoi thellë 4-1 ndaj vlonjatëve pak ditë më parë, po për Kupë, çeku u ka thënë të tijve se duhet ta mendojnë veten sikur janë me pikë të barabarta me kurbinasit dhe që një ndeshje si kjo është vlerësuar si finale.

Ndërkohë që në turet e tjera të Kupës mund të lejohej ndonjë gabim, në këtë moment nuk lejohet asnjë hap fals, dhe kjo do të thotë që kampionët sot do të luajnë vtëm për tri pikë. Në letër, Skënderbeu është favorit për ta fituar këtë 90-minutësh që luhet sot, ndërkohë që Levi ka bërë gati skuadrën edhe në fushën e lojës. Ditën e djeshme, pas stërvitjes së fundit, është mësuar përfundimisht që janë të gatshëm të gjithë lojtarët që Levi ka në dispozicion, gjithmonë duke përjashtuar Gvozdenoviçin, i cili është i dëmtuar.

Hysi: Nuk e meritoja dënimin, por do ta zbatoj

Dënimi që ka marrë ekipi i Skënderbeut me 8 ndeshje jashtë fushës së vet, nuk ka qenë i vetmi, pasi zv/trajneri Lorenc Hysi është dënuar me 1 milion lekë gjobë dhe me 2 ndeshje pezullim për kartonin e kuq që mori. Një dënim që nuk është pritur aspak mirë nga ai, pasi vijon të pretendojë që nuk ka bërë asgjë, por ishte Muça ai që shau dhe ofendoi dhe në fund të fundit ndaj trajnerit të Flamurtarit nuk u mor asnjë masë.

Gjithkush e di vetë atë që ka bërë dhe unë e kam sqaruar menjëherë pas ndeshjes me vlonjatët atë që ndodhi me mua, teksa përfundova në tribunë. Nuk është aspak faji im, por kur kam mësuar dënimin, nuk më erdhi aspak mirë. Gjithsesi, nuk besoj se kam fjalë për të thënë, do ta shlyej dënimin që kam marrë, – ka thënë ndihmësi i Stanilav Levit, që duke filluar nga sot, ndaj kurbinasve do të jetë në tribunë.   

 

Kampionët: Po me Pogradecin ku do të luajmë?!

Dënimi i dhënë ditën e djeshme nga Disiplina do të thotë që Skënderbeu ta fillojë jashtë fushës së vet ndeshjen e parë për këtë vit në kampionat ndaj Pogradecit. Kampionët duhet të luajnë ndaj fqinjëve jashtë fushës së tyre dhe në fakt stadiumi më i afërt është ai i Pogradecit, atje ku Skënderbeu pësoi edhe dënimin.

Por, duke parë edhe faktin tjetër që kampionët do të luajnë po ndaj pogradecarëve, do të thotë që stadiumi Gjorgj Kyçyku është i padisponueshëm për këtë 90-minutësh. E vetmja mundësi ku mund të luhet kjo përballje e së mërkurës së ardhshme është stadiumi i Elbasanit, ose më e keqja, korçarëve do tu duhet të udhëtojnë në drejtim të Durrësit, apo në kryeqytet, pasi fushë tjetër më të afërt nuk ka në juglindje të vendit.

Klubi Skënderbeu është vënë vërtet në siklet pas asaj që ndodhi dhe pas dënimit që mori ekipi, ndërkohë që drejtuesit po vrapojnë për të gjetur sa më parë stadiumin më të përshtatshëm. 

 

Korçarët sgjejnë fushë në Tiranë, qëndrojnë në Durrës

Ishte parashikuar që mesditën e djeshme ekipi i Skënderbeut të zhvillonin një seancë stërvitore në kryeqytet, madje kërkesa e kampionëve ka qenë që të stërviteshin në fushën e stadiumit Selman Stërmasi, për tu ambientuar edhe me fushën e këtij stadiumi. Por kërkesa e Skënderbeut është hedhur poshtë, pasi në atë stadium nuk mund të kryhej stërvitje.

Në këtë mënyrë, rrugës për në kryeqytet Levi ka urdhëruar që të ndryshohej destinacion, dhe ekipi k

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›