Le Pen në fushatë me fëmijë

Le Pen mbështetet kështu tek të rinjtë, për të thyer klishenë mbi partinë e saj të ekstremit të djathtë, bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”.
Në takimin elektoral në Bordo, ajo ishte e rrethuar nga fëmijët dhe përshëndeti militantët që ishin mbledhur për ta mbështetur.
Ndërkohë, për kandidatët e tjerë duket se gjërat nuk po ecin edhe aq mirë. Eva Joly, nga radhët e Partisë së Gjelbër, u kërcënua disa ditë më parë me një zarf me plumb.
68-vjecarja, e cila mbrohet nga dy truproja, në profesionin e mëparshëm ka qenë një gjykatëse. Kandidatura e saj ka ngjallur debate të shumta për shkak të prejardhjes norvegjeze.
Ndërsa kandidati socialist, Francois Hollande, e nisi si mos më keq fushatën e tij elektorale në Paris. Në një takim me mbështetësit e tij, një ndër të pranishmit i shpëtoi sigurimit dhe i hodhi atij miell në fytyrë.
Ndërsa presidenti Nicolas Sarkozy, i cili garon për një mandat të dytë, njoftoi në fund të janarit planet për vendosjen e një tatimi mbi transaksionet financiare.