Nuk mjaftojnë flamujt kuq e zi, Zvicra mund 2-0 Shqipërinë, shënon Shaqiri
Shqipëria është mundur 2-0 nga kombatarja zviceriane në ndeshjen e luajtur në Lucern, për eleminatoret e “Botërorit 2014″.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre, dhe për fat të keq janë ndëshkuar që në pjesë ne parë me anë të një shqiptari, Xherdan Shaqirit.
Ai përfitoi nga një gabim i Canës dhe Mavrajt, dhe dërgoi topin në rrjetë duke i çuar shifrat në 1:0 në minutën e 23- të.
Kërcënimi parë nga tanët erdhi në minutën e17 me anë t Mehës me një goditje jashtë zone. Ndërsa në të 38- Xhaka gjuan, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë u mbyll në avantazh për vendasit, ndërsa e dyta filloi me më entuziazëm.
Pritej që tanët të sulmonin më shumë, dhe kështu ndodhi, por mbrojtja u la pasdore dhe ne u ndshkuam nga pika e penalltisë me anë të Inler (67′), pas një gabimi të Dallkut.
Gjatë minutave në vijim Shqipëria nuk mundi të shënojë, por vuri disa herë në rrezik portën kundërshtare. Por nuk munguan edhe incidentet, pasi tifozët shqiptarë hodhën një shkop në drejtim të futbollistit me origjinë kosovare, Valon Behramit.
Mëngjesin e sotëm mbërritën në Zvicër mbi 6 mijë tifozë shqiptarë për të ndjekur kombëtaren. Ekipit i’u rezevua një pritje madhështore në aeroportin e Lucernës, në Zvicër, ku kanë qenë afro 1 mijë tifozë shqiptarë, me flamuj kuqezi. Një atmosferë që ka elektrizuar jashtë mase futbollistët. Por përfundimi i ndehshjes zhgënjeu me mijëra tifozë, pasi kishte shpresë se ne mund të dilni me pikë nga kjo ndeshje.
Komenti ynë:
Histeria kuqezi ndaj tradhëtarëve të kombit
Nuk ka mjaftuar entuziazmi i mijëra tifozëve shqiptarë dhe flamujt kuqezi që kishin pushtuar stadiumin e Lucern të Zvicrës për të marrë të paktën një pikë. Prania e pesë futbollistëve me origjinë shqiptare në skuadrën përfaqësuese të Zvicrës ka bërë që tifozët shqiptarë të fërshëllejnë shpesh, e madje të mos kursejnë edhe ndonjë send të fortë, si ai kundër Berhamit. Por në fund të fundit ai ishte një sport dhe për ata që e luajnë është një profesion, ndaj dhe Xherdan Shaqiri nuk toleroi të shënonte golin e parë, kur iu dha shansi nga një kekuptim i mbrojtjes sonë. E megjithatë ai nuk festoi. Një gabim i dytë i mbrojtjes dhe zviceranët morën dhuratë një 11 metrësh të cilin e shndërruan në gol.
Mund të kishte shkuar pa asnjë dyshin 3-0 për zviceranët, por një tjetër futbollist me origjinë shqiptare në radhët e zviceranëve, Granit Xhaka, nuk nguroi të heqë këmbën nga topi kur ishte fare përballë portierit kuqezi, duke ia lënë atij kontrollin e topit.
U mbyll kështu me tri pikë për zviceranët, një ndeshje e cila më shumë se një takim sportiv mori ngjyra nacionaliste për shkak të një lumi akuzash dhe fyerjesh në adresë të pesë lojratëve me origjinë shqiptare. Nuk munguan deri edhe akuzët për tradhëti ndaj futbollistëve të rritur e formuar në shtetin për ngjyrat e të cilit luajtën. Një dalldi që nuk kapi vetëm tifozeritë në rrjetet sociale por edhe madiat sportive dhe jo sportive të Tiranës, të cilat etiketuan në mënyrë të habitshme si tradhëtarë pesë futbollistë zviceranë me origjinë shqiptare.
I vërshëllyer gjatë të gjithë ndeshjes, në fund Valon Behrami ka deklaruar në Supersport se ai ndihet krenar që është shqiptar, por ky është profesioni i tij dhe ai do ta bëjë mirë detyrën e tij. Në të njëjtën mënyrë i shpreh edhe autori i golit Xherdan Shaqiri. Nuk festova tha ai ishte një gol që e shënova kundër skuadrës së vendit tim të origjinës, por ky është profesioni im.
Klitit Topalli/IDEA/