Aksident në kryeqytet, adoleshentja përplaset me murin e një farmacie
Tiranë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, kur një automjet luksoz ka përfudnuar në derën e një farmacie, në afërsi të zonës së ish-bllokut, pranë librit universitar.
Mësohet se automjeti drejtohej nga një adoleshente dhe shkak për këtë përplasje të jetë bërë nja parakalim i gabuar si dhe shpejtësia e madhe e mjetit kanë bërë që vajza të humbasë kontrollin e makinës dhe të përplaset me derën e një farmacie, fare pranë një bankomati aty afër.
Aksidenti ka qëlluar fatmirësisht pa të lënduar, pasi ky është një aks shumë i frekuentuar dhe në rrugë mund të kishte qëllar ndonjë kalimtar.
Fatmirësisht edhe adoleshentja ka shpëtuar pa dëmtime, ndërkohë që me sa u vu re në vendngjarje, i vetmi dëm ishte muri i farmacisë.
/IDEA/