Nuk pagoi energjinë, dënohet me 8 ditë burg, ia mbath
20/05/2010 Shpallet në kërkim. Paditë e dërguara në gjykatë të shumta, e vështirë vjelja e gjobës
ELBASAN- Ishte kapur me ndërhyrje në matës, OSSH e ka dërguar në gjykatë, ndërsa kjo e fundit e ka dënuar me gjobë. Sipas burimeve nga policia elbasanase, vjelja e gjobës ka qenë mjaft e vështirë dhe çështja është rikthyer sërish në organin e drejtësisë. Këtë herë gjyqtarët të gjendur përballë këtij fakti kanë vendosur t’ia konvertojnë në 8 ditë burg qytetarit, por edhe për ditët e burgut duhet të merret policia pasi ai mbetet ende në kërkim për ekzekutimin e vendimit.
Historia
Historia e radhës për procedurën e gjatë deri në konvertimin e gjobës ka përfshirë një qytetar nga lagja “5 Maji”. G. Uku 42 vjeç është shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike”. Gjyqi ka filluar muaj më parë kur OSSH pasi kishte konstatuar shkelje tek matësi kishte vendosur ta procedonte në organet e drejtësisë. Çështja ka shkuar në seancë gjyqësore dhe në bazë të kërkesës dhe të dëmit, gjykata e ka dënuar qytetarin me 400 mijë lekë. Vendimi është përcjellë pranë organit të Përmbarimit, por edhe pse ky institucion ka bërë përpjekjet për shlyerjen e gjobës, vendimi ka mbetur i paekzekutuar dhe përmbarimi është detyruar ta rikthejë çështjen në gjykatë këtë herë për konvertimin e dënimit nga gjobë në burg. Pasi është shqyrtuar kërkesa e përmbarimit, gjyqtari i çështjes ka vendosur ta konvertojnë në 8 ditë burg. Por edhe për këto ditë dënimi qytetari nuk është paraqitur vullnetarisht. Policia e ka shpallur në kërkim në pritje të ekzekutimit të vendimit qytetarin që ai të vuajë 8 ditët e burgut. Sipas gjyqtarëve, gjoba nuk funksionon si dënim për familjet e varfra dhe pa një aktivitet të formalizuar të ardhurash. Ndërkohë përmbarimi vazhdon procesin ku hasen një sërë pengesash të tjera deri në rikthimin e çështjes në gjykatë.
Ndërkohë raste të ngjashme janë të shumta mes përmbarimit dhe gjykatës. Shumë qytetarë shprehin dëshirën që gjoba e tyre të konvertohet në ditë burgu, pasi e kanë të pamundur ta paguajnë atë. Ata thonë se më mirë të kalojnë disa ditë në burg se sa të paguajnë shuma që si kanë. Raste të kësaj natyre ka pasur sidomos për dënimet nga vjedhjet e energjisë, mospasgesë të ushqimit për fëmijët, shpenzime gjyqësore e penalizime të tjera. Prokurorët thonë se ekzistojnë disa procedime ku OSSH akuzon qytetarët, por nga ana e kësaj ndërmarrje nuk zbatohen rregullat e njoftimit të qytetarëve apo procedura të tjera që e bëjnë të vështirë vazhdimin e dosjes deri në gjykatë. Ndërkohe ekzistojnë edhe procedime hetimore kundër OSSH për faturim aforfe, faturim të fryrë etj.