Ish-ushtarakët, ndryshimet për pension
20/05/2010 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vetëm pikën 3 të nenit 29 dhe nenin 27 të ligjit nr. 10142
Me rrëzimin e kësaj pike përfitojnë vetëm punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes
Rrëzimi nga Gjykata Kushtetuese i vetëm dy neneve të ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve”, duket se do të hapë sërish probleme me këtë kategori punonjësish, pasi vetëm një pjesë e tyre do të jenë të kënaqur nga përfitimet që do të marrin. Sipas burimeve nga kjo gjykatë, mësohet se janë pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga ish-ushtarakët janë rrëzuar vetëm dy nene të këtij ligji.
Shqyrtimi
Një nga nenet që bie ndesh me Kushtetutën është neni 29 pika 3, që u mohon ish-ushtarakëve të drejtën e fituar më parë me ligj, për të përfituar pension sipas ligjeve të mëparshme në fuqi. Ky nen, sipas Gjykatës Kushtetuese, shkel parimin e sigurisë juridike, lidhur me masën e pensionit të parakohshëm. Kjo e drejtë është sanksionuar njëherë në nenin 35/1 të ligjit nr. 9210, datë 23.3.2004, në të cilin është përcaktuar se: "Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët me pagesë/profesionistë, me vjetërsi shërbimi 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në masën 50% të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër, shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore". Neni 29, pika 3, ligji nr. 10142 date15/05/2009, merr fuqi prapavepruese në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, sipas gjykatës, duke i hequr çdo ushtaraku të drejtën e ankimimit dhe të kërkesës në rrugë gjyqësore të drejtës së shkelur, prej datës 01.01.1999 deri në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ky nen u mohon ushtarakëve disa të drejta të fituara, jo vetëm me ligjet e mëparshme, por edhe me vendime të formës së prerë të gjykatave. Sipas këtij vendimi, të gjithë ata ushtarakë që kanë përfituar një masë të caktuar pensioni me ligjin e vjetër, do të marrin të njëjtin pension, pa u cenuar nga masa e pensionit që përcakton ligji i ri, i cili cakton një pension më të ulët se ligjet e mëparshme. Gjithashtu, një nen tjetër që bie ndesh me Kushtetutën, është edhe neni 27 i ligjit Nr. 10142, datë 15/05/2009, i cili u mohon të drejtën e pensionit për vjetërsi shërbimi dhe kontributet e tij në shërbimin ushtarak, të gjithë atyre ushtarakëve që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim. Kushtetuesja gjykon se ky pension mund tu mohohet vetëm atyre ushtarakëve që kanë kryer një vepër të rëndë penale në dëm të atdheut dhe jo çdo vepër tjetër penale. E gjithë pjesa tjetër e ligjit, të miratuar nga mazhoranca qeverisëse, është cilësuar nga gjykata konform Kushtetutës.
Sqarimi
Por me këtë ndryshim që ka bërë Gjykata Kushtetuese përfitojnë vetëm ish-ushtarakët që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura, pasi vetëm këta të fundit janë kategoria që u ka lindur e drejta për përfitimin e pensioneve për vjetërsi shërbimi që nga viti 1999 dhe trajtohen me ligjin nr. 8087 sepse Policia e Shtetit trajtohet me një ligj tjetër që nga viti 2005. Kjo do të thotë që me të njëjtin ligj do të jepen lloje të ndryshme përfitimesh për kategori të ndryshme ushtarakësh. Sipas ekspertëve, logjika mbi të cilin është ndërtuar ligji që është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese është se ky ligj mbështetej në një shpërndarje pothuajse të barabartë në grupet e interesit. Kjo pasi deri sa njihet si vjetërsi shërbimi periudha e punës nga fillimi i karrierës si nënoficer deri në gjeneral, atëherë duhet të merret për efekt llogaritje paga mesatare referuese.
Ankesa
Dispozitat ligjore të neneve në ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009 i ndryshojnë, duke i zvogëluar të gjitha përfitimet ekonomike dhe të drejtat e fituara me ligjet e mëparshme në disfavor të ushtarakëve. Ti mohosh të drejtën e fituar njëherë kësaj kategorie, që për shkak të moshës dhe faktorëve të tjerë objektivë të pavarur prej tyre e kanë shumë të vështirë ose të pamundur për tu integruar në shoqërinë civile dhe në ekonominë e tregut, janë veprime që nuk mund të përligjen me “interes publik” (neni 17/1 i Kushtetutës), pasi nuk është i tillë. Shkelje të parimit të sigurisë juridike ka edhe në dispozitat ligjore të nenit 14 (pika 1/a) lidhur me masën e pensionit të parakohshëm. Ky ligj u mohon ushtarakëve disa të drejta të fituara jo vetëm me ligjet e mëparshme, por edhe me vendime të formës së prerë të gjykatave.
Kryesisht mbi këtë pjesë të ligjit është bazuar ankesa
Pika e nxehtë, çfarë përmban neni 29 i ligjit
Dispozitat e ligjeve nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr. 8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr. 8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientët e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar. Pensionet për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kriteret e nenit 11 të ligjit nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe kur e drejta për përfitim ka lindur në harkun kohor l. 1.1999 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk është caktuar, llogariten sipas kritereve të këtij ligji.