E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pagova taksat, kërkoj ndjesë

Zv.ministri i Kulturës, Neritan Alibali, pranoi se nuk i ka paguar taksat duke kërkuar ndjesë publike. Megjithëse sipas tij, kjo çështje tregon se mbledhja e taksave po përdoret politikisht nga Bashkia e Tiranës. "Nga ana tjetër, kjo ngjarje më bëri të njoh mekanizmin e ngritur nga Bashkia e Tiranës për mbledhjen e taksave të qytetarëve. Pa dashur të justifikoj mosdijen time të mëparshme, tashmë mund të deklaroj se sistemi i mbledhjes së taksave po përdoret nga Bashkia e Tiranës si armë në luftën politike kundër mazhorancës", tha Alibali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›