E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrekt me taksat, verifikoni

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, bëri me dije dje se detyrohej të përgënjeshtrojë një shpifje, që ai e konsideroi të nivelit ordiner të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Edi Rama, për gjoja mospagimin e taksave. "Të gjitha faturat e pagesave të detyrimeve ndaj çdo enti, unë i paguaj përmes bankës ‘Raiffeisen Bank‘ në Tiranë. Autorizoj z. Rama të verifikojë çdo faturë pagese që është bërë prej meje nëpërmjet kësaj banke. Paaftësia e z. Rama për të bërë opozitë e ka shndërruar në një burim të pa vetëdijshëm, duke lëshuar publikisht ç‘t‘i vijë në gojë", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›