E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, me fëmijët e policëve të vrarë

Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Viti të Ri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të Qarkut të Lezhës. Të ardhur bashkë me nënat e tyre, fëmijët përjetuan bashkë me Kryetaren e Kuvendit emocionet dhe gëzimin e festave të fundvitit, por dhe shprehën dëshirat e tyre se çfarë presin nga viti i ri apo se çfarë duan të bëhen kur të rriten. Duke ju uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet, fat e lumturi, Kryetarja e Kuvendit tha se "ju, ashtu si të gjithë ne, jemi krenarë për ata djem e burra të policisë që sakrifikuan për shtetin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›