Nuk paguante detyrimet tatimore, ndiqet penalisht administratorja

Durrës, 15 janar, NOA Nuk paguante detyrimet
tatimore, prokuroria nis ndaj saj procedimin penal. Fjala është për një
administratore të një aktiviteti privat në qytetin e Durrësit, me inicialet F.B,
lindur në Përmet dhe banuese në Durrës. Prokuroria ka nisur procedimin penal të
saj në gjendje të lirë për veprën penale të mospagimit të taksave dhe tatimeve
pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se megjithë masat administrative
të vendosura nga drejtoria e Tatimeve në Durres, kjo administratore ka vazhduar
të mos paguajë detyrimet tatimore.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale
dokumentacioni përkatës dhe materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA