E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalen reshjet, përmirësohet situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës

Shkodër, 15 janar, NOA Situata e përmbytjeve
në qarkun e Shkodrës, duket se ka nisur të stabilizohet se bashku me motin e këtyre
dy ditëve të fundit, i cili është shoqëruar me ndërprerjeve të reshjeve.

Megjithatë, Shtabi i Emergjencave deklaron se nuk
mund të thuhet ende se ka kaluar situata emergjente.

Mësohet se lagjet periferike të Shkodrës, të
përmbytura nga fryrja e ujërave të Drinit dhe Bunës, tashmë nuk janë më nën
pushtetin e ujit, ndërsa ka rënë me mbi 2000 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur
dhe është ulur me rreth 500 numri i shtëpive e banesave të përmbytura.

Ndërkaq, universiteti i Shkodrës Luigj
Gurakuqi sot nis procesin normal mësimor, pas një urdhri të dalë nga ministria
e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa u vendos që konviktet e tij përdoreshin për të
evakuarit.

Por gjatë ditëve të përmbytjeve, në ambientet
e konvikteve të universitetit nuk u vendos asnjë familje e përmbytur.

Nga ana tjetër, mësohet se në shkollat e mesme
profesionale me konvikt nuk do të vazhdojë mësimi në pritje të lëshimit të një urdhri
të dytë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›