PS: Të ndalet dhuna
Tiranë (start)-Partia Socialiste ka kërkuar nga policia e Shtetit që të ndalë dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nëpër komisariate. Deputeti i kësaj force politike,Pirro Lutaj, tha se rastet e përsëritura të dhunës së ushtruar në Vlorë, Peqin, Sarandë e Shkodër flasin qartë për deformimin e imazhit të policisë si institucion që mbron dhe garanton sigurinë e qytetarit
Lutaj shtoi se “kulmi i arbitraritetit policor arrin në rastin kur Avokati i Popullit, pas denoncimit të dhunës së ushtruar nga oficerët e policisë mbi një të ri 20 vjeçar, përballet me padinë e policisë së qarkut të Shkodrës”.
“Ky rast i paprecedent në praktikën e deritanishme të marrëdhënieve mes institucionit të Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit, për Partinë Socialiste shërben si argument për një alarm dhe apel drejtuar qeverisë. Kjo ndodh pikërisht në ditët kur Komiteti i Ministrave miratoi deklaratën për veprimin e Këshillit të Evropës për të përmirësuar mbrojtjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe promovuar aktivitetet e tyre”-tha deputeti Lutaj për mediat.
Në emër të partisë ku bën pjesë, deputet Lutaj i ka bërë thirrje publike ministrit të Brendshëm Bujar Nishani dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Premci, që në funksion të postit dhe detyrimit ligjor qe kanë, të reagojnë pa humbur kohë. Partia Socialiste ka ofruar mbështetje edhe për Avokatin e Popullit.