E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pi kafetë, rrihet nga baxhanaku i ardhshëm

Sherr ke emrin grua", duket
se shprehja e famshme ka
zënë vend dhe në një nga ngjarjet
e rënda që ka shënuar fundjava
në Durrës. Moszhvillimi i ceremonisë
së "pirjes së kafes", për
një fejesë të mundshme, e ka dërguar
drejt e në spital një 39-vjeçar
nga qyteti bregdetar. Dy vëllezër e
kanë rrahur fort për mosardhjen
në shtëpinë e vajzës për të pirë
kafenë e premtuar. Mësohet se
rreth orës 22.30 të mbrëmjes
të së shtunës, Arjan Çerma, 39
vjeç nga Durrësi ka përfunduar
në gjendje të rëndë në spitalin e
qytetit nga plagët dhe hematomat
e shumta që kishte marrë. Burime
nga policia lokale bëjnë të ditur se
Çerma është rrahur nga vëllezërit
Elvis e Florian Likmeta. Të tre këta
persona janë konfl iktuar fi llimisht
me fjalë, por më pas dy vëllezërit
përkatësisht 32 dhe 35 vjeç e kanë
rrahur keqani, duke e goditur me
grushte dhe shkelma. Burime
zyrtare të policisë deklaruan se
konfl ikti mes tyre ka ndodhur për
motive të dobëta, ndërsa burime
të tjera saktësuan se ngjarja ishte
një hakmarrje ndaj mungesës së
korrektësisë së Çermës. Një javë
më parë ky shtetas kishte dalë për
t‘u takuar e njohur me kunatën,
motrën e gruas, së njërit prej
vëllezërve Likmeta me banim në
lagjen nr.1 të Durrësit. Gjatë një
kafeje të pirë bashkë, të dy kanë
vendosur për pirjen e kafesë
tradicionale, gjatë së cilës jepet
fjala dhe pëlqimi për një lidhje
serioze, në shtëpinë e vajzës. Një
kafe që nuk është realizuar duke
krijuar tension dhe shqetësim te
familjarët dhe të afërmit e vajzës,
rezultat i një fejese të prishur që
në nisje. Vëllezërit kanë shkuar
të kërkojnë shpjegime për këtë
vendim, që ka prishur qetësinë
në shtëpinë e kunatës, po rrjedhimisht
dhe në familjen e tyre. Arjan
Çerma është përpjekur ta argumentojë
ose justifi kojë mungesën
e tij në familjen e vajzës për shkak
të sëmundjes së një familjari të
tij. Kjo nuk është pranuar nga
Likmetët, gjakrat e të cilëve janë
nxehur duke humbur arsyen dhe
goditur me grushte e shkelma
39-vjeçarin. I riu është dërguar
në spitalin rajonal të Durrësit
për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij shëndetësore është e
rëndë, por tashmë ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Ndërkohë, si
rezultat i rrahjes një tjetër person
nga Durrësi ndodhet në gjendje
të rëndë në Spitalin Ushtarak, në
kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›