Pranga vëllezërve, qëlluan bashkëfshatarin
Dy vëllezër nga fshati Libofshë,
komuna me të
njëjtin emër në rrethin e
Fierit janë arrestuar orët e para
të mëngjesit të së dielës, pasi
kanë tentuar të vrasin një bashkëfshatarin
e tyre. Sipas policisë,
dy të arrestuarit kanë qëlluar dy
herë në drejtim të bashkëfshatarit,
ndërkohë që shkak ka qenë
konkurrenca për pasagjerët në
linjën e transportit Libofshë-Fier
dhe anasjelltas.
Burimet zyrtare të policisë së
Fierit bëjnë të ditur për gazetën
"Shqip" se i kanë prangosur
vëllezërit Arjan dhe Edmond
Shqepa, përkatësisht 39 dhe
35 vjeç. Mësohet se djemtë e
familjes Shqepa janë arrestuar
orët e para të ditës së djeshme në
banesat e tyre. Ka qenë bashkëfshatari
i tyre, Arjan Laska, ai që
ka kërkuar ndihmën e policisë,
pasi është ndier i kërcënuar
për jetën. 45-vjeçari Laska ka
telefonuar te salla e komandës
së policisë dhe ka thënë se në
drejtim të automjetit të tij furgon
të tipit "Mercedez benz" është
qëlluar dy herë më armë zjarri.
Uniformat blu kanë vlerësuar
informacionin e marrë dhe janë
nisur menjëherë drejt fshatit
Libofshë, ku pas hetimeve paraprake
kanë kryer arrestimin në
fl agrancë të vëllezërve Shqepa.
Burimet zyrtare të policisë tregojnë
për gazetën "Shqip" se të
arrestuarve u është gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës
materiale, arma e zjarrit me të
cilën kanosën bashkëfshatarin
e tyre. Arma është një pistoletë e
tipit TT, ndërkohë që në krehrin e
fi shekëve të saj, është konstatuar
se mungonin dy plumbat, që
ishin shtënë në drejtim të furgonit,
pronë e Arjan Laskës. Ky i
fundit ka deklaruar se kanosësit
e tij, veç pistoletës kanë pasur
me vete edhe një kallashnikov,
të cilin policia është ende
duke e kërkuar. Tashmë ndaj
vëllezërve Arjan dhe Edmond
Shqepa ka nisur procedimi penal
dhe ata duhet të përgjigjen
për akuzat e "vrasjes së mbetur
në tentativë", "kanosje me armë
zjarri","dëmtim të pronës së tjetrit,
si dhe "armëmbajtje pa leje".
Mësohet se konflikti mes
vëllezërve Shqepa dhe Arjan
Laskës ka qenë i vjetër. Herë
pas here ata kanë pasur debate,
madje kohët e fundit kishin
degjeneruar edhe në sharje
dhe fyerje, por ditën e shtunë
dy vëllezërit Shqepa jo vetëm
që kishin debatuar me Laskën,
por e kishin paralajmëruar se
do të kishte telashe. Nuk vonoi
shumë dhe në mbrëmjen e së
shtunës, ata i kanë ngritur pritë
bashkëfshatarit të tyre. Pasi e
kanë fyer dhe kërcënuar verbalisht,
në kohën kur Laska ka
ndezur motorin e makinës, për
t‘u larguar nga vendi ku u ndesh
me kolegët e tij, njëri prej këtyre
të fundit ka nxjerrë pistoletën, që
mbante pa leje dhe ka qëlluar në
drejtim të 45-vjeçarit. Fatmirësisht
dy plumbat kanë prekur
pjesën e përparme të furgonit,
si dhe xhamin e pasmë të tij.
Më pas vëllezërit Shqepa janë
larguar për në drejtim të banesave,
ndërkohë që viktima ka
kërkuar ndihmën e policisë. Pas
arrestimit dhe gjetjes së pistoletës,
policia ka marrë në pyetje
Arjan dhe Edmond Shqepën. Ata
kanë treguar se kanë pasur mosmarrëveshje
të vazhdueshme me
Laskën për shkak të pasagjerëve.
"Ne kishim një autobus dhe
e përdornin për transportin e
pasagjerëve nga Libofsha në Fier,
si dhe anasjelltas. Gjithmonë
ai na i merrte me furgonin e tij
pasagjerët. Ka pasur raste kur
na i ka zbritur edhe nga autobusi.
Ne punojmë me licencën
e komunës". Kështu mësohen të
kenë thënë për grupin e hetimit
dy vëllezërit e arrestuar. Por të
njëjtin motiv, konkurrencën
për pasagjerë ka nxjerrë edhe
denoncuesi Arjan Shqepa.
komuna me të
njëjtin emër në rrethin e
Fierit janë arrestuar orët e para
të mëngjesit të së dielës, pasi
kanë tentuar të vrasin një bashkëfshatarin
e tyre. Sipas policisë,
dy të arrestuarit kanë qëlluar dy
herë në drejtim të bashkëfshatarit,
ndërkohë që shkak ka qenë
konkurrenca për pasagjerët në
linjën e transportit Libofshë-Fier
dhe anasjelltas.
Burimet zyrtare të policisë së
Fierit bëjnë të ditur për gazetën
"Shqip" se i kanë prangosur
vëllezërit Arjan dhe Edmond
Shqepa, përkatësisht 39 dhe
35 vjeç. Mësohet se djemtë e
familjes Shqepa janë arrestuar
orët e para të ditës së djeshme në
banesat e tyre. Ka qenë bashkëfshatari
i tyre, Arjan Laska, ai që
ka kërkuar ndihmën e policisë,
pasi është ndier i kërcënuar
për jetën. 45-vjeçari Laska ka
telefonuar te salla e komandës
së policisë dhe ka thënë se në
drejtim të automjetit të tij furgon
të tipit "Mercedez benz" është
qëlluar dy herë më armë zjarri.
Uniformat blu kanë vlerësuar
informacionin e marrë dhe janë
nisur menjëherë drejt fshatit
Libofshë, ku pas hetimeve paraprake
kanë kryer arrestimin në
fl agrancë të vëllezërve Shqepa.
Burimet zyrtare të policisë tregojnë
për gazetën "Shqip" se të
arrestuarve u është gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës
materiale, arma e zjarrit me të
cilën kanosën bashkëfshatarin
e tyre. Arma është një pistoletë e
tipit TT, ndërkohë që në krehrin e
fi shekëve të saj, është konstatuar
se mungonin dy plumbat, që
ishin shtënë në drejtim të furgonit,
pronë e Arjan Laskës. Ky i
fundit ka deklaruar se kanosësit
e tij, veç pistoletës kanë pasur
me vete edhe një kallashnikov,
të cilin policia është ende
duke e kërkuar. Tashmë ndaj
vëllezërve Arjan dhe Edmond
Shqepa ka nisur procedimi penal
dhe ata duhet të përgjigjen
për akuzat e "vrasjes së mbetur
në tentativë", "kanosje me armë
zjarri","dëmtim të pronës së tjetrit,
si dhe "armëmbajtje pa leje".
Mësohet se konflikti mes
vëllezërve Shqepa dhe Arjan
Laskës ka qenë i vjetër. Herë
pas here ata kanë pasur debate,
madje kohët e fundit kishin
degjeneruar edhe në sharje
dhe fyerje, por ditën e shtunë
dy vëllezërit Shqepa jo vetëm
që kishin debatuar me Laskën,
por e kishin paralajmëruar se
do të kishte telashe. Nuk vonoi
shumë dhe në mbrëmjen e së
shtunës, ata i kanë ngritur pritë
bashkëfshatarit të tyre. Pasi e
kanë fyer dhe kërcënuar verbalisht,
në kohën kur Laska ka
ndezur motorin e makinës, për
t‘u larguar nga vendi ku u ndesh
me kolegët e tij, njëri prej këtyre
të fundit ka nxjerrë pistoletën, që
mbante pa leje dhe ka qëlluar në
drejtim të 45-vjeçarit. Fatmirësisht
dy plumbat kanë prekur
pjesën e përparme të furgonit,
si dhe xhamin e pasmë të tij.
Më pas vëllezërit Shqepa janë
larguar për në drejtim të banesave,
ndërkohë që viktima ka
kërkuar ndihmën e policisë. Pas
arrestimit dhe gjetjes së pistoletës,
policia ka marrë në pyetje
Arjan dhe Edmond Shqepën. Ata
kanë treguar se kanë pasur mosmarrëveshje
të vazhdueshme me
Laskën për shkak të pasagjerëve.
"Ne kishim një autobus dhe
e përdornin për transportin e
pasagjerëve nga Libofsha në Fier,
si dhe anasjelltas. Gjithmonë
ai na i merrte me furgonin e tij
pasagjerët. Ka pasur raste kur
na i ka zbritur edhe nga autobusi.
Ne punojmë me licencën
e komunës". Kështu mësohen të
kenë thënë për grupin e hetimit
dy vëllezërit e arrestuar. Por të
njëjtin motiv, konkurrencën
për pasagjerë ka nxjerrë edhe
denoncuesi Arjan Shqepa.