Naftëtarët, kontrolle periodike për shëndetin
Tashmë naftëtarët e kompanisë
"Albpetrol" sh.a. do të trajtohen
për sëmundjet profesionale
edhe në spitalet jashtë vendit. Ka qenë
një marrëveshje e lidhur mes qendrës
shëndetësore të "Albpetrolit" me spitalin
e Janinës në Greqi, ajo që i ka hapur
rrugën e shpresës qindra naftëtarëve
që vuajnë nga sëmundjet profesionale,
sëmundje që i kanë përvetësuar pas
punës dhjetëravjeçare në industrinë e
naftës. Lajmin e konfirmon për gazetën
"Shqip" nëndrejtori i kompaninë "Albpetrol"
sh.a., Vasillaq Ngresi, i cili thotë
se në zbatim të shumë projekteve për
rehabilitimin e mjedisit në zonat e ndotura
nga nafta, kompania ka nënshkruar
një marrëveshje me spitalin e Janinës,
me qëllim trajtimin e punonjësve.
"Si shkak i punës së gjatë në industrinë
e naftës, si dhe mungesës së trajtimit
të rregullt për naftëtarët, u mor vendimi
i kërkesës për mbështetje nga specialistët
e huaj", ka thënë Ngresi. Mësohet
se marrëveshja, është nënshkruar
pak javë më parë dhe menjëherë
është nisur kontingjenti i parë i naftëtarëve.
Ndërkohë që për herë të parë
pas shumë vitesh ka rinisur edhe kontrolli
periodik i të gjithë punonjësve të
kompaninë "Albpetrol" sh.a. Të gjithë
punonjësit e industrisë së naftës do t‘u
nënshtrohen kontrolleve shëndetësore
periodike të përgjithshme. "Kontrolli
i të gjithë punonjësve kryhet një
herë në tre muaj, por ka edhe raste kur
ky kontroll kryhet muaj për muaj dhe
kështu do të vijojë, pavarësisht të
ardhmes së kompanisë", ka thënë
nëndrejtori Ngresi. Sëmundja më e
përhapur profesionale është ajo që
shkaktohet nga prania e fenoleve në
gjak. Shkaku është qëndrimi për një
kohë të gjatë në zonat me përqendrim
të lartë të naftës dhe substancave
përbërëse të saj. Krahasuar me
statistikat e viteve të shkuara, ku
numri i punonjësve të prekur nga
sëmundjet profesionale ka qenë i
lartë, për vitin në vazhdim shifrat
shënojnë vetëm 15 raste.
"Albpetrol" sh.a. do të trajtohen
për sëmundjet profesionale
edhe në spitalet jashtë vendit. Ka qenë
një marrëveshje e lidhur mes qendrës
shëndetësore të "Albpetrolit" me spitalin
e Janinës në Greqi, ajo që i ka hapur
rrugën e shpresës qindra naftëtarëve
që vuajnë nga sëmundjet profesionale,
sëmundje që i kanë përvetësuar pas
punës dhjetëravjeçare në industrinë e
naftës. Lajmin e konfirmon për gazetën
"Shqip" nëndrejtori i kompaninë "Albpetrol"
sh.a., Vasillaq Ngresi, i cili thotë
se në zbatim të shumë projekteve për
rehabilitimin e mjedisit në zonat e ndotura
nga nafta, kompania ka nënshkruar
një marrëveshje me spitalin e Janinës,
me qëllim trajtimin e punonjësve.
"Si shkak i punës së gjatë në industrinë
e naftës, si dhe mungesës së trajtimit
të rregullt për naftëtarët, u mor vendimi
i kërkesës për mbështetje nga specialistët
e huaj", ka thënë Ngresi. Mësohet
se marrëveshja, është nënshkruar
pak javë më parë dhe menjëherë
është nisur kontingjenti i parë i naftëtarëve.
Ndërkohë që për herë të parë
pas shumë vitesh ka rinisur edhe kontrolli
periodik i të gjithë punonjësve të
kompaninë "Albpetrol" sh.a. Të gjithë
punonjësit e industrisë së naftës do t‘u
nënshtrohen kontrolleve shëndetësore
periodike të përgjithshme. "Kontrolli
i të gjithë punonjësve kryhet një
herë në tre muaj, por ka edhe raste kur
ky kontroll kryhet muaj për muaj dhe
kështu do të vijojë, pavarësisht të
ardhmes së kompanisë", ka thënë
nëndrejtori Ngresi. Sëmundja më e
përhapur profesionale është ajo që
shkaktohet nga prania e fenoleve në
gjak. Shkaku është qëndrimi për një
kohë të gjatë në zonat me përqendrim
të lartë të naftës dhe substancave
përbërëse të saj. Krahasuar me
statistikat e viteve të shkuara, ku
numri i punonjësve të prekur nga
sëmundjet profesionale ka qenë i
lartë, për vitin në vazhdim shifrat
shënojnë vetëm 15 raste.