Nuk prisnim më shumë

Kuqezinjtë luajtën pa presion, pasi që atyre u janë shuar ëndrrat për pjesëmarrje në Euro 2012, kurse ‘Kendezëve’ u nevojitej gjithsesi fitorja për ta ruajtur pozitën e parë në grup, përpara Bosnje e Hercegovinës, e cila mban pozitën e dytë.
“Nuk mund të them se prisnim më shumë. Ne nuk kishim të dobët, por bëmë shumë gabime individuale”, deklaroi kroati pas ndeshjes.
Shqipëria humbi 3:0 nga Franca në ndeshjen e parafundit kualifikuese për evenimentin i cili do të mbahet vitin tjetër në Ukrainë dhe Poloni. Golat për vendësit i shënuan Florent Malouda, Loic Remy e Anthony Reveillere. Sfida e fundit e shqiptarëve për këto eliminatore do të jetë ajo ndaj Rumanisë, e cila zhvillohet javën që vjen.
Blanc, i kënaqur me fitoren
Laurent Blanc ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqi Franca ndaj Shqipërisë të premten mbrëma, e mbi të gjitha me fitoren e djelmoshave të tij.
“Kjo ndeshje do na japë më shumë besim. Do ta shijojmë këtë fitore për vlerën që ka, sepse na pret një javë e vështirë. Kemi lojtarë të lënduar, të cilët mund të shërohen me kohë për ndeshjen e së martës, megjithëse do të jetë vështirë. Jam i kënaqur sepse e kishim përgatitur ekipin për të fituar”, deklaroi pas ndeshjes trajneri francez.