Sulmohet gjyqtari në Rahovec

Sulmet fizike ndaj gjyqtarëve nuk kanë të ndalur në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Të shtunën në Rahovec është ndërprerë ndeshja mes Rahovecit e Ballkanit (2:1) me të përfunduar pjesa e parë, pasi gjyqtari anësorë B.
Sinani është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur brenda zhveshtoreve të stadiumit. “Unë nuk kam qenë prezent në vendin e ngjarjes. Mirëpo, gjyqtari anësor, Sinani më tregoi se dikush e ka kapur për fyti brenda zhveshtoreve”, tha për Express vëzhguesi i asaj ndeshje, Senad Hamziq.