Nuk respektuan afatin e deklarimit të pasurisë, ILDKP gjobit 37 zyrtarë
18-06-2012 / Gazeta 55
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vendosur gjoba për 37 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e pasurisë.
Pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit vjetor, ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk kanë e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë, 4 zyrtarë që kanë detyrim për deklarimin “para fillimit të detyrës”; dhe 2 zyrtarë që duhet të plotësojnë formularin “pas largimit nga funksioni”.
Sipas Inspektoratit, shumica e zyrtareve nuk kanë deklaruar pasuritë ndërsa për këtë janë dënuar me gjoba që variojnë nga 20 000 deri në 30 000 mijë lekë.