E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama zhduket për të fshehur gjurmët e dështimit presidencial

18-06-2012 / Gazeta 55

Që prej zgjedhjes së presidentit të ri, Edi Rama i është zhdukur publikut. Të gjitha palët u rreshtuan në mbështetje të institucioneve dhe inkurajuan marrjen e statusit të kandidatit në vjeshtë, por Edi Rama është i vetmi që s’del dot në mejdan. I tmerruar se publiku do t’i lexojë dështimin presidencial, ai preferon të dalë nga qarkullimi, me shpresë se do t’i harrohet sjellja antishqiptare prej një halabaku politik

Përfundimi i procesit të zgjedhjes së Presidentit, përveçse e konfirmoi atë si një proces normal, ka konfirmuar edhe rikthimin në normalitet të jetës politike shqiptare.
Përjashtim bën vetëm Edi Rama.
Ndërsa pas zgjedhjes së Presidentit të ri, të gjitha palët janë të lexueshme, Edi Rama është bërë edhe më i palexueshëm, me zhdukjen e tij për të fshehur gjurmët edhe të humbjes presidenciale.
Në këtë post-proces të zgjedhjes së Presidentit, e lexueshme është mazhoranca.
Me vullnetin dhe disa kandidatura konsensuale për president, mazhoranca demonstroi se ishte e gatshme të përqafonte edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve për këtë proces. Duke u bërë e qartë dhe e lexueshme në këtë proces, për mundësimin e zgjedhjes së një kandidati konsensual, mazhoranca më se një herë ftoi opozitën që të mos vetë-përjashtohej nga ofrimi i kandidatëve të mundshëm të saj, por edhe të konsensusit për kandidaturat e mazhorancës. Ndërsa procesi i zgjedhjes së Presidentit, mori fund, qartësia vazhdon të shoqërojë sjelljen e mazhorancës.
Si deputetët e mazhorancës, ashtu edhe qeveria, i janë rikthyer aktivitetit normal.
Me vijimësinë normale të aktivitetit të saj, në përmbushje edhe të detyrimeve që ka marrë përsipër, mazhoranca në kuvend është e qartë në aktivitetin e saj. Ndërsa objektivi më i afërt madhor, është marrja e statusit të vendit kandidat, në funksion të saj, angazhimi i deputetëve të mazhorancës është në nivelet që e kërkon përmbushja e këtij objektivi.
Jo vetëm kaq, por edhe qeveria, vazhdon aktivitetin e saj normal.
Në këtë post-proces të zgjedhjes së Presidentit, edhe Fatos Nano është i qartë.
I vetëshpallur si kandidat për president, pas mos-përmbushjes së kësaj ambicie, me qëndrimet dhe aktivitetin e tij, është më i qartë nga Edi Rama. Duke e vlerësuar marrjen e statusit të vendit kandidat, si një gjë shumë të rëndësishme, më se një herë i ka bërë apel opozitës të bëhet pjesë e përmbushjes së detyrimeve, si kushte që duhen plotësuar.
Jo vetëm kaq, por ai shkon edhe më tej, kur me lëvizjen më të fundit, por tenton “ta shkundë” PS-në dhe lidershipin e saj.
Në këtë rikthim të jetës politike në normalitet, vetëm Edi Rama, ka ngelur në pozitat e pasivit, duke zgjedhur ët bëjë interesantin me zhdukjen e tij publike.
Ai e ka një hall, që e detyron të zhduket. Për atë, zgjedhja e Presidentit ishte një tjetër dështim, përkundër kërcënimeve që kishte lëshuar në mënyrë të përsëritur.
Por dëshirat dhe kërcënimet e tij, sikurse u mësua, ishin jashtë mundësive të tij, për të mbajtur peng edhe këtë proces. Në përfundim të tij, kur tashmë kemi një President të ri të zgjedhur, Edi Rama zgjedh që për të shmangur vëmendjen e dështimit të zhduket përkohësisht.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›