Nuk rikthehet Mourinho Jam vetem tifoz i Interit

Jose Mourinho ngrin tifozët e Interit, duke hedhur poshtë çdo mundësi që ai të rikthehet në kampionatin italian. Portugezi ka përgënjeshtruar të gjitha zërat e merkatos se ai mund të ulej sërish në pankinën zikaltër, duke u shprehur se do të respektojë deri në fund kontratën me Realin e Madridit.
Mourinho u kthye në një mit për të gjithë interistët, pasi sezonin e shkuar drejtoi skuadrën në suksesin e trefishtë në Ligën e Kampionëve, kampionat dhe në Kupën e Italisë.
“Unë jam këtu dhe ju të gjithë mund ta shihni se sa i impenjuar jam të jap maksimumin për Realin e Madridit. Kam një kontratë dhe një projekt për ta çuar deri në fund. Unë mbetem një tifoz i Interit, por nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen kohën e fundit” -ka bërë të ditur Mourinho.
Sezoni i parë i portugezit në Spanjë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, ashtu si dhe sezoni i Interit, që jashtë Ligës së Kampionëve tani është thuajse jashtë garës për titullin kampion. Por nëse zikaltërit kanë pak shpresa të fitojnë diçka të rëndësishme në këtë kampionat, portugezi dhe Reali i tij shpresojnë të triumfojnë në Champions.
“Do të luajmë kundër Barcelonës. Do të jetë sërish një ndeshje e vështirë, por për mua vlerë ka kualfikimi. Objektivi ynë dihet dhe do të japim maksimumin për ta arritur këtë”, është shprehur Mourinho, që vetëm pak ditë më parë triumfoi duke fituar Kupën e Mbretit në Spanjë.
Nertan Prifti