E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit ne fushate takime elektorale ne rrethe

Nga Pogradeci, ku ka ftuar të votojnë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Luan Topçiu, kreu i LSI-së premtoi administrim ndryshe të qytetit.

 “Të gjitha votat e 8 majit të shkojnë për Luanin, që të jenë për Prgradecin, të jenë për fëmijët tuaj dhe për të rregulluar këto zona dhe këto lagje që kanë mbetur pas dore.  Jam i sigurt që më 8 maj, Pogradeci do të bëjë atë zgjedhje që meriton qyteti, që meriton ky popull i mrekullueshëm”-tha Meta.

*******

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu, ka vijuar fushatën në Laç dhe Shijak ku është fokusuar në çështjen e pronës.

“Kemi një rrugë të vetme dhe kjo është rruga që na ka përcaktuar Zoti dhe rruga jonë e vetme është rruga evropiane para së cilës nuk do të njohim pengesa. Më 8 maj, me besim në Zot, për familjen, për pronën, për kombin të votoni partinë Republikane”- tha Mediu.

********

Në takimin elektoral të rradhës kreu i demokristianëve, Nard Ndoka prezantoi kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” Artan Shkëmbi.Gjatë fjalës së tij ai u ndal dhe tek qeverisja Berisha.

“Këshilltarët e partisë tonë në këta këshilla asnjëherë nuk do të jenë bllokues apo të marrin urdhëra për të bllokuar kryetarët e bashkive dhe komunave, as për bindjet tona politike por do të jenë në shërbim të komunitetit”- tha Ndoka.

*********

Gjatë takimit në njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se objektivi i forcës politike që ai përfaqëson është në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.

“Këshilltarët tanë dhe partia jonë do ndikojnë që Tirana të ketë një ligj për urbanistikën, një zhvillim të qëndrueshëm, të studiuar. Duhet të kthejmë sytë edhe nga jetimët e njerëzit e papunë”- tha Idrizi.

*********

Fitorja e padiskutueshme e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu, sipas kreut të MASH, mbështet edhe faktin se Partia Demokratike e Kamzës është një ndër strukturat më të fuqishme të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë.

"Të dyfishojmë rezultatin e 2009-ës në Kamzë. Të arrijmë një fitore të thellë të zotit Mziu dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Kamzës”- tha Tafaj.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›