E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Topalli dhe Basha urojne Pashket

Politika nuk mund të shmangej në deklaratat e urimet edhe për festën e Pashkëve. Ndonëse fushata i ka mbajtur larg kryeqytetit një pjesë të mirë të politikanëve, Presidenti Topi dhe kryeparlamentarja Topalli nga kisha ortodokse autoqefale, u kanë bërë thirrje partive e e kandidatëve për reflektim, fushatë të qetë dhe besim të ndërsjelltë.

“Gjërat duhet t’i kenë seriozisht, që kur shprehen për rindërtim shpirtëror do të thotë një rindërtim të të gjithë vlerave morale, që së pari ka të bëjë me ata që bëjnë politikë dhe e përcjellin këtë në shoqëri. Këtë fushatë, që për fat ka pasur incidente ta mbyllim në mënyrë të qetë dhe besoj ta përcjellim edhe ditën e zgjedhjeve dhe administrimin e tyre në rradhë të parë me besimin te Zoti dhe tek njëri-tjetri”- tha presidenti Topi.

“Momenti i reflektimit është për të kuptuar historinë evendit tonë dhe për të gjetur se sa dhumbje ka pasur ky vend në shekuj dhe gjatë diktaturave, dhe sesi ringjallja ka ndodhur 20 vitet e fundit përmes dhimbjes, por përmes optimizmit dhe shpresës së ringjalljes”- tha kryeparlamentarja Topalli.

Kryeministri Berisha dhe kryetari i partisë Socialiste Rama nuk i kanë festuar pashkët në kryeqytet. Ndërsa kandidati i maxhorancës  për kryebashkiak, Lulzim Basha ka uruar paqe për të gjithë.

“Është një ditë për të gjetur forcën për shpresë, ringjallje. Një ditë për të reflektuar që të jemi dhe të bëhemi më të mirë në përgjegjësitë tona, punën, rolin tonë. Secili të bëjë punën e tij”- tha Basha. 

Pas mesditës, sipas traditës politikanët dhe një pjesë e ambasadorëve të akredituar në Tiranë kanë zhvilluar vizita dhe në katedralen katolike.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›