E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk sheh arsye qe te blejme energji

Deputeti i Partise Socialiste, Andis Harasani, thote se aktualisht eshte e panevojshme blerja e energjise. Sipas ish-drejtorit te KESH, kushtet hidrike jane mjaft te mira dhe per rrjedhoje nuk duhet blihet energji, qe sipas tij, shkon vetem per te mbushur disa xhepa. "Kemi te bejme me nje fature prej te pakten 20 milione eurosh ne muaj, e nje energjie e cila nuk do te nevojitet. Ne keto rezerva hidrike ne te cilat ndodhen rezervuaret tone, ne keto rezerva bore, Shqiperia ndodhet ne kushtet e nje emergjence, pasi jane te bllokuara te gjitha rruget, korporata do te detyrohet qe ne fund te janarit dhe ne fillim te shkurtit te derdhi uje", tha Harasani. Duke shtuar se nderkohe, me papergjegjshmerine me te madhe vazhdon te importohet energji. Nisur nga kjo gjendje, ai i kerkoi KESH-it, "duke pasur parasysh qe ndodhet ne prag te privatizimit, duke pasur parasysh qe po kerkojne nje rritje te paarsyeshme te cmimit, te nderprese sa me shpejt importin e energjise, pasi jane thjesht para te cilat po arketohen sot per xhepa te caktuar dhe pas nje muaji e gjysme do te derdhet gjithe ky uje, i cili do te perdorej per te blere energji".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›