PS, pragu zgjedhor 5 per qind
Anetari i kryesise se PS-se, Shpetim Idrizi, mendon se pragu zgjedhor do te duhet te rritet ne kufirin 3.5-5 per qind. Sipas tij, per te pasur nje qeverisje te qendrueshme e te bazuar mbi vullnetin e zgjedhesve, pragu duhet te jete te pakten 1 per qind me i larte se ai i sotmi. I zgjedhur deputet ne Tirane ne 3 korrik te 2005-es, Idrizi sakteson se rritja e pragut ne keto nivele eshte pikepamje personale, jo partiake. Ai shton sakaq, se rritja e pragut do te linte jashte nje pjese te partive ne Kuvend, mes te cilave, sipas Idrizit, disa jane inekzistente. "Tashme, per te gjithe opinionin eshte e qarte se ne kemi nje numer pafund partish politike dhe nje tufe partizanesh qe jane pa nje peshe reale ne elektorat, por qe kane 17 vjet qe jane ne Parlament dhe ne pushtet, dhe kjo jo per hir te votave, por per shkak te raporteve presioneve dhe deri diku edhe te sistemit elektoral", - thote deputeti i PS-se ne interviste per "Korrierin". Ai kembengul ne domosdoshmerine e ndryshimit te kursit nga ana e shumices qeveritare per kryerjen e reformave me mirekuptim perpara Samitit te Bukureshtit, nga i cili Shqiperia pret te ftohet per t'u bere anetare e NATO-s. Idrizi shton se, se bashku me deputet te tjere, do te paraqese ne Kuvend nje projektrezolute per ceshtjen came.
Bisedoi: Ilir Saqellari
-Cilat jane perparesite e PS-se per kete vit?
-Shpetim Idrizi: "Viti 2008 eshte nje vit shume i rendesishem dhe do te thosha vendimtar ne axhenden politike te PS-se. Eshte viti ku jo vetem jemi para atij elektoral 2009, por dhe sepse PS-ja ka peshen dhe pergjegjesine per t'u dhene shqiptareve nje politike te re, e cila do t'i jepte fund ketij tranzicioni te gjate, pafund dhe paane. Kjo pergjegjesi rritet duke pare dhe deshtimin spektakolar dhe keqqeverisjen e kesaj mazhorance qe ne 2 vjet nuk mbajti asnje nga premtimet butaforike me te cilat erdhi ne pushtet; qe deshtoi ne "kalin e ngordhur" te betejes me korrupsionin, duke marre medaljen e bronzit ne bote, me "perspektive" per vendin e pare; qe u dhuroi shqiptareve, per shkak te paaftesise dhe keqmenaxhimit, mbi 2 vjet pa drita dhe uje; qe me politikat e deshtuara ekonomike e pa vizion solli rritje te cmimeve, rritje te inflacionit dhe varferimin e uljen e pages reale te shqiptareve; qe i ashtuquajturi revolucionin fiskal degjeneroi ne rritjen mbi tri here te tatimit mbi pagat, per pagat e uleta dhe uljen e tatimit per pagat e larta, per te balancuar efektet e uljes se takses koorporative nga 20 per qind ne 10 per qind. Te mos harrojme qe, efektin e uljes nga 20 per qind ne 10 per qind prej 9 miliarde lekesh apo mbi 100 milione USD e perfitojne ne masen me te madhe, rreth 90 per qind te kesaj shume, vetem 4-5 kompani te medha qe s'kane lidhje me prodhimin. Kurse mbi 20 mije biznese shqiptare perfitojne te gjithe bashke vetem 10 per qind. E thene ndryshe, qe te perfitojne nga ulja e tatim-fitimit, disa kompani te medha do te taksohen mbi pagat me mijera punonjes me rroga te uleta dhe te mesme, qe kompensimi per te perndjekurit dhe ish-pronaret mbeti si nje demagogji e radhes. Ketu mund te rreshtosh shume me teper fakte te nje politike miope ekonomike e fiskale, ku "etatizmi" eshte tipari qe e karakterizon ate. Ne vend te permiresimit te cilesise se jetes se shqiptareve, kjo mazhorance duke fyer here-here edhe inteligjencen e shqiptareve, ndermerr nisma nga me te ndryshme, qe s'kane pike lidhjeje as me programin e qeverise, as me njera-tjetren, si p.sh "Shqiperia nje euro", "Shqiperia ne moshen e internetit", "Skema e kafshates", "Vaskat e florinjta", eksportim te energjise elektrike ne 2007-en, centrale berthamore etj. Sigurisht dhe per te gjitha keto PS-ja ka pergjegjesine dhe detyrimin t'u ktheje shqiptareve dinjitetin, perspektiven dhe nje qeverisje ku individi me nevojat e tij, me nje jete cilesisht me te mire dhe sherbime bashkekohore, te jete ne qender te tij. Per kete arsye, edhe ne vitin 2008 PS-ja do te vazhdoje tryezat e nisura ne vazhdimin e "Dialogut me Shqiperine", ku krahas temave tashme te debatuara, si ajo per arsimin, mjedisin, energjine e bujqesine, do te vazhdohet dhe me tema te tjera. Jane keto takime e tryeza, qe do te japin analizen e pare, e cila se bashku me ekspertizen e eksperteve me te mire vendas, por edhe me ndihmen e eksperteve e specialisteve te se majtes evropiane, do te bejne te mundur hartimin e nje draft-programi te PS-se ne muajt qershor-korrik. Gjithashtu dhe ne planin organizativ, ne periudhen e pare te vitit 2008 do te behen zgjedhjet ne te gjitha organizatat socialiste ne rang vendi, per ta pergatitur partine qe te jete e gatshme per zgjedhjet e vitit 2009".
-A ka shanse per kryerjen e reformes ne drejtesi me konsensus mes pozites dhe opozites?
-"Sigurisht qe do te ishte e udhes qe kjo reforme te behej me konsensus, por jo vetem kjo, pasi Shqiperia ka nevoje per shume reforma te thella ne ekonomi, arsim, shendetesi, energjetike, pa harruar ate zgjedhore. Pakti, konsensusi eshte nje domosdoshmeri, ne menyre qe keto reforma te jene te qendrueshme e afatgjata e te mos ndryshojne me ndryshimin e pushteteve. PS-ja eshte e gatshme te ulet ne tryeze, te jape ekspertizen e saj dhe konsensusin politik, qe keto reforma te behen realitet. Por eshte kjo mazhorance e paafte dhe mediokre, qe ka prishur ne menyre te njeanshme qe kur ka ardhur ne pushtet cdo prirje per kompromis dhe konsensus. U kujtoj luften e paprincipte per te uzurpuar cdo pushtet, luften me Presidentin, Prokurorin e Pergjithshem, KLD, KSHC e me pothuajse te gjithe institucionet e pavarura, heqjet masive te mijerave personave nga puna, sikur ata te mos ishin qytetare te ketij vendi. Eshte ne filozofine e kesaj mazhorance, qe per te mbuluar deshtimet e varferimin e shqiptareve, e mban vendin te mberthyer ne arenen e luftes se paprincipte politike, ku konflikti, sharjet, fyerjet, makina e perbaltjes me cdo kusht te kundershtarit kane sjelle kete raport te qytetarit me politiken. Per keto arsye duhet nje politike e re per te gjithe, te djathte e te majte. Ne gjithe kete periudhe, kjo mazhorance harroi qe kishte nje opozite, harroi qe per shume gjera e per te miren e ketij vendi duhej kompromis, detante e konsensus midis pozites e opozites, por ajo vepronte gjithmone me faktin e kryer tashme. Ju kujtoj thirrjen dhe oferten e bere nga PS-ja per nje marreveshje e konsensus te madh politik, per nje sere reformash, si ajo ne sistemin e drejtesise, reforma zgjedhore, ajo administrative etj., e pikerisht ne kohen kur opozita kishte fituar zgjedhjet lokale, por ajo u hodh poshte. E jo vetem kaq, por per shume kohe, ne memorien e shqiptareve do te mbesin jo vetem makinacionet meskine e te perfolura per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, por mbi te gjitha, per faktin se ishte prishur nje standard shume i vyer i politikes. Presidenti i Republikes nuk ishte me konsensual, si pasardhesi i tij. Kjo gje do te sillte e solli qe te gjithe pushtetet, te varura e te pavarura, te ishin ne duart e mazhorances: Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, KLD-ja, Prokurori i Pergjithshem, KSHLS, KKRT e cdo institucion, duke rrezikuar parimet e demokracise se balancimit e te kontrollit te pushteteve. Te kthehemi tek reforma ne drejtesi. Sic e thashe, vendi ka nevoje per reforma te thella e konsensuse te gjera per nje sere ceshtjesh madhore, ku pervec reformes ne drejtesi e reformes zgjedhore qe po perflitet, minimalisht te themi reformat ne ekonomi, ne energjetike, ne arsim, ne shendetesi, ne fushen e pensioneve etj. Perparesite zgjidhen sipas preferencave dhe rendesise se propagandes se kryeministrit dhe meqe i duhej kryeprokurori, "O burra, e para reforma ne drejtesi"! Pra, kam pershtypjen se dhe perparesia e reformave dhe e pseudokonsensuseve varet nga makina e baltes se kryeministrit. Presidenti mbledh tryezen e partive per reformen, pjese e se ciles ishte dhe institucioni i Prokurorise se Pergjithshme, e ne momentin qe pritej vazhdimi i tryezes dhe pervijimi i elementeve te reformes, kjo tryeze u prish ne menyre te njeanshme nga mazhoranca e Presidenti, u hoq per nje jave Prokurori i Pergjithshem dhe u caktua ne mes te nates nje tjeter, ashtu si neper "filma". Megjithese mazhorancen nuk e pengon asgje qe te beje publike se cfare ka parasysh me reformen ne drejtesi apo qeverine, e cila ka dhe te drejten e marrjes se iniciativave ligjore, te sjelle dhe paraqese brenda javes, te gjithe elementet e te ashtuquajtures reforme ne drejtesi. Megjithate, sic u be e qarte dhe ne letren e kryetarit te PS-se drejtuar ministrit te Jashtem slloven, si kryesuese e radhes se BE-se, PS-ja eshte e gatshme te jape konsensusin per reformat, qe do te mundesonin shpejtimin e hapave per integrimin e vendit ne BE dhe NATO. Ky fakt tashme eshte i qarte dhe PS-ja ka specialiste dhe ekspertize shume te afte per te kontribuar ne kete drejtim.
-Ne prill mbahet Samiti i NATO-s ne Bukuresht. A ka kohe per kryerjen e reformave zgjedhore dhe ate ne drejtesi?
-"Anetaresimi ne NATO eshte nje aspirate e te gjithe shqiptareve dhe politika apo partite politike kane pergjegjesine per te bere te gjithe hapat e nevojshem per ta mundesuar kete aspirate. Ne fakt, nga te gjitha qeverite eshte bere pune qe hyrja ne NATO te behet realitet, e kuptohet qe ne presim nga Samiti i Bukureshtit nje ftese per anetaresim. Sigurisht ajo qe i mungon politikes shqiptare, e kjo jo rastesisht. Eshte fryma e dialogut, konsensusit, e marreveshjeve te medha te politikes dhe kjo ne radhe te pare si kulture qytetare e politike. Nuk eshte e rastesishme, por sepse politika e vjeter eshte udhehequr nga njerez me mendesi, formim e mentalitetet komunist, ku lufta e klasave dhe e armikut te klases ishte lufte per ekzistence dhe tani kacafytja, lufta, denigrimi, perbaltja e kundershtarit jane mjetet per te uzurpuar, mbajtur e shfrytezuar pushtetin ne dobi te nje kaste apo grupi militantesh, e jo ne sherbim te qytetareve. Imagjinoni c'efekt kane skenat e dhunes, perbaltjes, fyerjes ne Parlament e ne politiken shqiptare tek njerezit dhe ne prag te Vitit te Ri, e bashkuar kjo edhe me nje varferi te tejskajshme, ku njerezit marrin buke me lista, te zymte e pa perspektive, e perdite degjojme vrasje makabre brenda dhe jashte familjes, vetevrasje e skena dhune. Per njemije e nje arsye, per te dale nga kthetrat e ketij tranzicioni te mundimshem 17-vjecar, pa fillim e fund, politikes se vendit i duhet te ndahet shpejt e qarte nga politika e vjeter".
-Cfare kerkoni nga mazhoranca per realizimin e tyre?
-"Une jam i bindur qe, po te ekzistoje sinqeriteti dhe vullneti i mazhorances, keto reforma jane plotesisht te mundshme te realizohen para Samitit te Bukureshtit. Personalisht do te shpresoja shume qe ky vullnet te behet i mundur, por jam skeptik".
-Serish kemi nje shtyrje te afatit te komisionit te reformes zgjedhore. Ka gjasa te perseritet e shkuara, kur gjithcka zgjidhej vetem pak jave para zgjedhjeve?
-"E thashe, per mua eshte ceshtje sinqeriteti e vullneti i mazhorances. Me perfundimin e zgjedhjeve problematike te vitit 2005, u pa qarte domosdoshmeria e nje reforme te thelle zgjedhore. OSBE dhe ODHIR lane nje raport dhe detyra konkrete per elementet e kesaj reforme problematike, e cila u pa edhe ne zgjedhjet e pushtetit lokal, ku vetem kembengulja e opozites per ceshtjen e certifikatave korrigjuan sado pak ate histori te turpshme te manipulimit me to (certifikatat). Sigurisht qe ne jemi shume te vemendshem per te ndjekur cdo manover, qe do te bente pothuajse te pamundur zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme me te njejtin Kod Zgjedhor e mbi te gjitha, me te njejten infrastrukture zgjedhore".
-A duhet te rritet pragu zgjedhor, cka do te eliminonte edhe disa parti nga pjesemarrja ne Kuvend? Ne c'mase do te duhet te ishte pragu sipas jush?
-"Tashme te gjithe jane koshiente, qe kjo klase politike ka humbur besimin e qytetareve. Deformimet e klases politike dhe te produktit te saj vijne dhe nga nje moral i deformuar i saj, pjelle dhe e nje sistemi zgjedhor, ku nepermjet "Dushkut" deformohet vullneti i zgjedhesve dhe ku ne kemi sot ne Parlament mazhorance me vota popullore me pak se opozita, apo ministra qe jane aty me vota te opozites. Kjo anomali serioze dhe jo e moralshme sigurisht do te sjelle dhe anomali te tjera, qe ne po i shohim e perjetojme perdite. Sigurisht qe nje sistem i ri zgjedhor ku elemente qe jane evidente e te debatueshem, si eliminimi i Dushkut, nje infrastrukture zgjedhore me karta identiteti, me regjister kombetar te zgjedhesve etj., jane elemente te domosdoshem te reformes zgjedhore. Por vetvetiu behen pjese te diskutimit dhe tipare te tille, qe duhet te siguroje nje sistem zgjedhor, si produkti i nje qeverisjeje te qendrueshme dhe qe partite politike te jene te perfaqesuar me peshen e tyre reale ne Parlament. Tashme per te gjithe opinionin eshte e qarte se ne kemi nje numer pafund partish politike dhe nje tufe partizanesh qe jane pa nje peshe reale ne elektorat, por qe kane 17 vjet qe jane ne Parlament dhe ne pushtet, dhe kjo jo per hir te votave, por per shkak te raporteve presioneve dhe deri diku, edhe te sistemit elektoral. Pavaresisht se, ne radhe te pare kjo eshte nje pune e eksperteve, une personalisht jam per nje infrastrukture ndryshe, per nje sistem proporcional ndoshta rajonal. Kjo do te bente te mundur, qe partite politike te masnin realisht peshen e tyre ne elektorat dhe aleancat te vinin natyrshem pas zgjedhjeve ne baze dhe te rezultatit zgjedhor. Ne nje sistem me baze proporcionale do te behej e mundur qe dhe perzgjedhja e kandidateve te ishte shume me cilesore. Per sa i perket ceshtjes se pragut, jo per te eliminuar partite in ekzistente apo ato jo me peshe reale ne elektorat, por qe te kemi nje qeverisje te qendrueshme e te bazuar mbi vullnetin e zgjedhesve, personalisht jam qe pragu te jete me i larte se ai ekzistues, ndoshta ne kufijte 3.5-5 per qind.
-Ju jeni angazhuar ne sensibilizimin dhe zgjidhjen e ceshtjes "came". Cila do te jete axhenda juaj per kete ceshtje?
-"Ceshtja came tashme eshte nje ceshtje qe nuk i perket me vetem nje komuniteti, nje shoqate apo mua personalisht, ajo eshte nje ceshtje e te gjithe popullit shqiptar. Une jam i bindur qe kjo ceshtje do te zere nje peshe te madhe specifike ne axhenden politike te vitit 2008. Nga kontaktet qe une kam, per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje te drejte e sensitive jane angazhuar e jane ne perkrahje te saj shume politikane e deputete, analiste e njerez te thjeshte, ku vend te rendesishem ze PDI dhe Shoqata "Cameria". Kete vit besoj se ceshtja "came" do fitoje dimensione te reja e shpresoj qe edhe me skeptiket te kuptojne se zgjidhja e kesaj ceshtjeje te drejte do te forconte urat e bashkepunimit dhe miqesise me Greqine. Kete vit ceshtja "came" do te jete objekt dhe i institucioneve nderkombetare, Brukselit dhe Uashingtonit, si nje e drejte e patjetersueshme e te drejtave te njeriut, sic eshte e drejta e prones. Gjithashtu, do te kerkojme me force nga autoritetet shqiptare, qe te angazhohen ne rruge diplomatike dhe ne frymen e Traktatit te Miqesise me Greqine, per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ne fakt, kam mbetur i zhgenjyer nga Presidenti Bamir Topi, per arsye te mungeses se kurajes nga ana e tij per te ngritur kete ceshtje ne takimin qe ai beri ne Athine me homologun grek. Kete vit, se bashku me disa kolege deputete, do te hartojme dhe do te paraqesim ne Parlament edhe nje rezolute per ceshtjen "came". saqellari@korrieri.com