E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk vijnë pedagogët grekë, pa mësim 57 studentë

14/10/2009  Marrëveshja me Universitetin e Janinës

GJIROKASTËR - Viti i ri akademik 2009-2010 ka nisur me probleme për 57 studentët të departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Shkak është bërë mosardhja e pedagogëve të Universiteti të Janinës (Greqi), të cilët në bazë të një projekti të përbashkët do të jepnin një pjesë të mirë të lëndëve të programit mësimor. Panajot Barka, shefi i këtij departamenti, ka pohuar se studentët e vitit të dytë dhe të tretë kanë nisur studimet në bazë të një programi të ri, të iniciuar nga marrëveshja midis dy universiteteve, që ka si qëllim kryesor unifikimin e programit, si dhe njohjen e diplomës në Greqi. “Lidhur me këtë problem senati i Universitetit të Gjirokastrës vendosi sot (e martë) të komunikojë drejtpërdrejt me autoritetet drejtuese të Universitetit të Janinës (Greqi), pasi kemi të bëjmë me një situatë tepër të vështirë për sa i takon procesin të mësimdhënies”, shprehet Barka.

Shefi i departamenti theksoj më tej se në këto kushte është vendosur që programi i filluar dhe i mbetur në mes nga pedagogët e Universitetit të Janinës, të vazhdohet nga pedagogët efektivë të departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek. Lidhur me këtë situatë, 57 studentët departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës kanë bojkotuar sot orët e leksionit dhe seminareve. “Ne kërkojmë që leksionet të zhvillohen nga pedagogët grekë, pasi vetëm kështu zbatohet marrëveshja mes universiteteve, e cila më nxiti që të regjistrohesha në këtë degë pasi e pashë me perspektivë”, thotë një studentë i departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›