E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni-Shqipëri, firmosin marrëveshje ekonomike

Presidenti shqiptar Topi dhe Presidenti slloven, Tyrk morën pjesë në Forumin e përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven ku u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomave te Tregtise se dy vendeve 

LUBJANE-Sot paradite, në ditën e dytë të vizitës së shtetërore në Slloveni, Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe Presidenti slloven, Danilo Tyrk morën pjesë në Forumin e përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven. Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në prani të dy krerëve të shteteve, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Sllovenisë.

Duke inkurajuar thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona Presidenti Topi mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi nevojën për investim në Shqipëri.
“Natyrisht, të kesh bashkëpunim ekonomik me një vend të afërt dhe të zhvilluar si Sllovenia, me komunitetin e saj të biznesit, i cili ka kontribuar për transformimin e shpejtë të ekonomisë në një ekonomi tregu të suksesshme, si dhe për integrimin e saj në Komunitetin Europian, është një shans që duhet vlerësuar me shumë interes”.

“Në këtë kontekst Shqipëria ka ende mjaft hapësirë për investimet sllovene në sektorin e energjitikës, në sektorin e transportit, në sektorin e turizmit, dhe në fusha të tjera me interes të veçantë, sidomos në kuadër të integrimit dhe të standarteve që zbatohen në vendet anëtare të KE – së’’, tha mes të tjerash Presidenti Topi.
Topi ndodhet në Slloveni për vizitë dy ditore me ftesë të homologut slloven, Danilo Tyrk.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›