Voskopojë, do të shemben 19 ndërtime pa leje
14/10/2009 Kryesisht shtëpi banimi ose lokale. Gati për zbatim plani rregullues
KORÇE- Në fshatin turistik të Voskopojës në rrethin e Korçës janë evidentuar 19 ndërtime pa leje. Këto ndërtime të paligjshme janë kryesisht shtëpi banimi ose dyqane. Investimet e kryera kapin vlera të mëdha financiare, të kryera nga vetë privatët. Që të gjitha këto janë ndërtuar gjatë kohëve të fundit, para se plani rregullues i Voskopojës të merrte miratimin nga ana e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Tashmë miratimi i këtij plani ka shtyrë drejt ankthit të prishjes 19 pronarët e ndërtimeve pa leje, por në të njëjtën kohë shpresojnë që plani rregullues i Voskopojës të përfshijë brenda hapësirës edhe ndërtimet e tyre ilegale. Plani rregullues i fshatit Turistik të Voskopojës ka dy muaj që është miratuar, ku brenda këtij harku kohor nuk ka pasur asnjë prishje. Kjo është arsyeja që pronarët e ndërtimeve të paligjshme shpresojnë se mund të tolerohen. Megjithatë, burime zyrtare pohuan se shumë shpejt do të fillohet nga prishja e ndërtimeve pa lejë.
Inspektorati Ndërtimor
Evidentimi i 19 ndërtimeve pa leje është bërë i njohur nga Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dega Korçë, Abdyl Drabo, i cili konfirmoj faktin se shumë shpejt do të fillohet nga prishja e ndërtimeve pa leje. Sipas Drabos, tashmë për 19 ndërtimet e kohëve të fundit është evidentuar fakti se ato janë ndërtime të paligjshme. Megjithatë, aktualisht për këtë qëllim, pra për prishjen e këtyre ndërtimeve po punohet edhe me pushtetin lokal, me komunën e Voskopojës për të përcaktuar procedurat ligjore që do të ndiqen deri në prishjen përfundimtare të tyre. Sigurisht gjatë kësaj kohe do të bëhet edhe zbardhja e plotë e planit rregullues të Voskopojës, i miratuar para dy muajve nga Këshilli Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Fill pas përfundimit të këtij procesi do të ndërmerren të gjithë hapat e mëtejshëm në përputhje me ligjin. Në lidhje me shpresën e pronarëve të ndërtimeve pa leje, se ndërtimet e tyre mund të tolerohen nga Plani rregullues i Voskopojës, Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, Abdyl Drabo, ndërsa sqaroi dhe këtë anë të çështjes nuk la shumë shpresa se këto ndërtime mund të lihen pa u prishur. Sipas Drabos, zbardhja e planit rregullues të Voskopojës është e domosdoshme, por kjo nuk do të thotë që ky plan mund të lejojë ndërtimet pa leje. Për Inspektoratin e Ndërtimit aktualisht ekzistojnë 19 ndërtime pa leje, ndërsa për momentin nuk mund të them nëse një ndërtim apo një tjetër e favorizon plani rregullues. Ne shumë shpejt do të nisim nga prishja e tyre. E sigurt është se gjithçka do të realizohet në transparencë të plotë dhe në respekt të ligjit, sqaroi Drabo. Megjithatë, deri atëherë 19 pronarët e ndërtimeve pa leje do të vazhdojnë të qëndrojnë mes ankthit dhe shpresës, por me sa duket shpresat për tolerim do të jenë zero.