E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Brenda vitit me koncesion Unazën e Madhe

Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se brenda vitit, Unaza do të jepet me tender dhe se ndërtimi i saj do te behet me koncesion. Kreu i qeverisë foli në mbledhje edhe për cmimin e tokës si dhe për Rrugën e Arbrit 

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në mesditë në mbledhjen e këshillit të ministrave se do të jetë qeveria ajo që do të vendosë për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet. Berisha bëri të ditur se brenda vitit, Unaza do të jepet me tender dhe se ndërtimi i saj do te behet me koncesion. “Brenda vitit zhvillojmë tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe brenda vitit do ta japim me koncesion”, theksoi Berisha.
Për ndërtimin e kësajt vepre, kryeministri kërkoi bashkëpunim me bashkitë ku do të kalojë Unaza duke mos përjashtuar këtu edhe Bashkinë e Tiranës. “Do bashkëpunojmë ngushtë me bashkitë ku do kalojë unaza. Ndërtimi i saj është me shumë rëndësi”, ishin disa nga fjalët e Berishës për këtë cështje.
Kreu i qeverisë foli në mbledhje edhe për cmimin e tokës si dhe për Rrugën e Arbrit. Për rrugine Arbrit, Berisha vuri në dukje së ndërtimi i saj do të sjellë qarkullim më të madh ën Shqipëri, ndërsa për çmimin e tokës hoqi vërejtje se cmimet aktuale nuk janë mbi bazat reale. “Të rishqyrtojmë cmimet e tokës”, kërkoi Berisha në mbledhjen e qeverisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›