E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Votojmë propozimet e PS nëse pranohen nga ODIHR

Kryeministri Berisha i është bashkuar kërkesës së dy ambasadorëve Arvizu dhe Wollfarth për t`u finalizuar në kohë reforma zgjedhore. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha theksoi se problem kryesor në projektin e avancimit të reformave për rintegrimin e vendit mbetet reforma zgjedhore.
 

"Në reformën zgjedhore janë bërë grupet e ngarkuara në përputhje me me vendimin e parlamentit. Kanë bërë një punë të rëndësishme dhe paketa sipas çështjeve të mëdha janë miratuar prej tyre. Ajo që dua të theksoj është se nga mazhoranca ekziston një vullnet i plotë për ta finalizuar këtë reformë në kohën më të shpejtë të mundshme” ka theksuar Berisha.

Ai gjithashtu ka garantuar opozitën se do të votojë çdo kërkesë së Ramës për kodin zgjedhor, nëse atë e aprovon ODIHR-i. “Është e mundshme të finalizohet pasi ka një risi sepse kemi këtu ekspertizë të shkëlqyer nga ekspertët e ODIHR-it në fushën e zgjedhjeve, që njohin doktrinën elektorale dhe debatet që mund të lindit për problemtaika të tilla sheshohen pasi eksperica e ekspertëve të ODIHR-it është shumë e gjerë dhe ata njohin praktikat elektorale të mbarë botës. Është përgatitur paketa e përgjegjësive, do japin opinionin e tyre ekspertët e ODIHR-it në lidhje me dënimet e kërkuara nga opozita dhe ne do ti votojmë nëse ato aprovohen nga ekspertët. Nuk ia vlen të votojmë dëmime shumë të larta në krahasim me veprën por ky është një kompromis që mund të bëhet” ka shtuar ai më tej.

Kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se nuk është një lider i vërtetë, duke theksuar se sipas sondazheve vetëm 40% e socialistëve do të votonin Ramën. “Ua them me siguri të plotë, vetëm 40% e socialistëve do ta votonin Ramën, ndaj është postuar vëmendja te Bamiri dhe Kreshniku dhe të UFO platforma. Por e vërteta është se ata i rrëzojnë dy-tri deputetë atij” theksoi Berisha.

Berisha ka deklaruar se nuk mund të flasë për qëndrimin e Ramës pasi sipas tij ai është satelit në orbitën e humbjes. "Që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Imagjinoni njeriu që ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve të mi do fitojmë nga kuq e zitë, por lideri nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por te pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve”shtoi ai.


Gjithashtu kreu i qeverisë iu referuar edhe listës së zgjedhësve, numërimit të votave në Tiranë dhe numrinin e votuesve. “Amendamenti i opozitës për listën e zgjedhësve është kërkuar nga Chavez në Venezuelë. Por, gjykatat nuk lejojnë të përdorësh listën si një mekanizëm përjashtimi. Unë besoj se edhe këtu OSBE/ODIHR do të japin mendimin e tyre. Ka boshkllëk për zgjedhjet lokale, mënyra e votave të hedhura gabim. Tani përcaktohet qartë procedura e trajtimit të tyre sipas Kodit të Komisionit të Venecias dhe IFES” ka shtuar Berisha ndërsa ka shtuar se  numërimi i votave në Tiranë ka qënë kërkesë e Ramës por sipas tij duhet të shtohen edhe qendrat e numërimit.

Berisha gjithashtu e ka cilësuar si të drejtë rritjen e numrit të votuesve në qendër por sipas tij ky vendim duhet të arrihet bashkë me një detyrim që të sigurohet transporti për ata zgjedhës, të cilëve do tu heqim qendrën e votimit aty ku është. “Nëse nuk ekziston vullneti për të justifikuar disfatën e ardhshme në vitin 2013, nëpërmjet mungesës së zbatimit të rekomandimeve besoj se reforma mund të kompletohet në një kohë rekord” ka shtuar më tej shefi i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›