Numërimi në Tiranë, Basha kalon në avantazh
TIRANE- Pas ngushtimit te rezultatit mes dy garuesve per Tiranen, kandidati demokrat Lulzim Basha ka kaluar ne avantazh.
Te dhenat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numerimit te 181 kutive te votimit nga 485 kuti gjithsej nxjerrin ne krye me avantazh Bashen.
Sipas KQZ, kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 46110 ndërsa kreu socialist Edi Rama ka marre 45879.
Deri mbreme, sipas te dhenave te KQZ vazhdonte të kryesonte kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama me 26319 vota kundrejt kandidatit të Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha me 25547 vota.