OSBE/ODIHR, sot raporti paraprak për zgjedhjet

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit
TIRANE- Vëzhguesit ndërkombëtarë pritet të bejne sot publik raportin paraprak për zgjedhjet e 8 majit. Raporti vjen dy dite pas zgjedhjeve, cfare te le te mendosh se ne te nje vemendje e madhe i eshte kushtuar edhe procesit te numerimit.
Deklarata paraprake mesohet se do të behet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocova, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
Ne konferencen e shtypit planifikuar per sot pritet te jene të pranishëm edhe Volkram Gebel, Raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Murean, Zv. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.
Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër.
Nderkohe qe delegacioni i Kongresit përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve.