E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Mungojne te dhenat per rezultatet e numerimeve

TIRAN - Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi ka shprehur shqetesimin per mungesen e transparences ne Vendet e Numerimit te Votave dhe informacioneve ne lidhje me rezultatet qe kane dale sipas cdo Qendre Votimit.


Ne nje prononcim per mediat nga KQZ numri dy i ketij institucioni solli ne vemendje se ne vitin 2009 ne tavolinat e tyre ndodhej nje tabele me rezultatet progresive ndersa ne keto zgjedhje nuk mundesohet kjo gje.


Ajo konstatoi se procesi i numerimit te votave dhe berja publike e aq kutive te numerimit sa jane bere deri tani ne Tirane eshte ne nivele te uleta. Sipas saj ajo qe perben problematiken eshte se media te ndryshme e trajtojne kete rezultat ne menyra te ndryshme.


Ndryshe nga 2009 ne tavolinat tona nuk vjen nje tabele ne menyre progresive. Ne kete menyre sepaku une zevendeskryetare e KQZ nuk jam ne dijeni te detajeve pervec tabelave qe shfaqen ne hollin e KQZ por qe sa transparent eshte ky pasqyrim cfare qendrash votimi pasqyrojne keto rezultate padyshim qe i mungon pjesa e transparences se cilat jane keto rezultate te kujt qendrave te votimit jane keto rezultate - ngriti shqetesimin Deshira Subashi.


Per te ka nje mungese te nje pasqyrimi te plote te asaj qe ndodh ne vendet e numerimit te votave se kush jane qendrat e votimit te cilat pasqyrojne rezultatin qe pasqyrohet nga KQZ dhe aq me shume te dhenat progresive per cdo qender votimit ne KQZ nuk funksionon.

Ne zgjedhjet e fundit cdo rezultat zgjedhor te nje Qendre Votimit institucioni i administrimit te zgjedhjeve ka pasqyruar rezultatin e saj me numrin e qendres perkatese ndersa ne keto zgjedhje nje praktike e tille nuk ekziston.


Mos dhenia e QV-ve perben nje problem shqetesues sepse krijohet nje dizinformacion me rezultatin zgjedhor te Tiranes. Kjo ka te beje me faktin se ne media te ndryshme jepen te dhena te ndryshme. Shume media japin Qendren e Votimit qe numerohet. Shume media pasqyrojne se sa vota jane numeruar. Nuk sherben vetem ekrani per te qene nje dokument zyrtar i pranuar - nenvizoi nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhje.


Subashi nenvizoi se ne pozicionin qe ajo eshte duhet te jete ne dijeni te nje problematike qe ka sistemi i perpunimit te dhenave. Nga ana tjeter ajo theksoi se ka perfunduar afati zyrtar per nxjerrjen e rezultatit te Tiranes pasi KQZ parashikon qe ne oren 1700 duhet te kishin nje rezultat dhe ky rezultat i shkruar nuk eshte dhe sdihen se kush Qendra Votimi jane numeruar.


Numri i dy institucionit te administrimit te zgjedhje parashikoi nje proces te ngadalte te procesit te numerimit dhe cdo bllokim i rezultatit zgjedhor per Tiranen perben nje shkelje te hapur te Kodit Zgjedhor me pasoja te renda per rezultatin. Per sa i perket ndalimit te disa medieve per te vezhguar procesin e numerimit Subashi tha se nuk ka asnje pengese dhe cdo gje e tille ka te bejne me mungesen e transparences.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›