E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS PD skenar bllokimi deri ne largimin e OSBE-ODHIR

TIRAN - Qellimi final i koalicionit te turpit eshte qe te bllokoje procesin e numerimit deri ne largimin e vezhguesve afatshkurter te misionit te OSBE-ODHIR te cilet supozohet te largohen diten e merkure me shpresen se do te mund te manipuloje procesin ne mungese te arbitrit nderkombetar.


Ky eshte vleresimi i Partise Socialiste ne lidhje me bllokimin e procesit te numerimit te votave ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor ne Tirane. Ne nje deklarate per mediat zedhenesja e PS-se Mimi Kodheli duke i konsideruar si vonesa te qellimshme i beri apel kryetarit te PD-se qe te heqe dore nga kjo perpjekje sepse e ka te kote. Sipas saj Edi Rama dhe Partia Socialiste e kane fituar bindshem Bashkine e Tiranes ashtu sic kane fituar ne pjesen derrmuese te Shqiperise.


Sado te perpiqen votat qe shenojne disfaten e tyre ne Tirane jane dhe do te mbeten ne kuti dhe heret a vone do te numerohen. I kerkojme OSBE-ODHIR qe te zgjase misionin e vezhguesve afatshkurter deri ne perfundimin e procesit te numerimit per Bashkine e Tiranes per te parandaluar kesisoj sabotimin final te nje procesi zgjedhor qe tanime pa frike mund te quhet nder me te deshtuarit persa i perket standardeve demokratike dhe europiane te zgjedhjeve - kerkoi nga nderkombetaret zyrtarja e Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›