E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Procesi i numërimit pa probleme, pranoj çdo rezultat që del nga KQZNga TemaMbrëmë vonë kryeministri, Sali Berisha, u shfaq për herë të parë për publikun, pasi gjithë ditën nuk kishte pasur asnjë komunikim. Pa entuziazëm dhe i lodhur, kryemin

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Procesi i numërimit pa probleme, pranoj çdo rezultat që del nga KQZNga Tema

Mbrëmë vonë kryeministri, Sali Berisha, u shfaq për herë të parë për publikun, pasi gjithë ditën nuk kishte pasur asnjë komunikim. Pa entuziazëm dhe i lodhur, kryeministri vlerësoi procesin e numërimit të votave, pak pasi kryetari i PS, Edi Rama, kishte deklaruar se kishte probleme.

“Sot është dita e parë në historinë e zgjedhjeve që nga selitë e forcave politike nuk kemi dëgjuar rezultate. Por ajo që vlen të theksohet është ecuria e procesit, ju kujtohen besoj vrapimet që bënte KQZ në zgjedhjet e tjera, sa në një komision, në tjetrin, ndërkohë që sot problemet kanë qenë tërësisht të pa-konsiderueshme. Kjo flet për integritet të procesit të numërimit që është procesi më delikat dhe ndër më të rëndësishmit”, - tha kreu i PD. Sipas tij, merita në radhë të parë u takon numëruesve, por edhe teknologjisë.

“Dua të përshëndes të gjitha ekipet që marrin pjesë në numërim, por edhe vëzhguesit. Ndjej kënaqësi të veçantë në këtë ditë, pasi procesi zgjedhor, në tërësinë e tij më ka impresionuar shumë”, - tha më tej kryeministri duke konsideruar si një problem që duhet të korrigjohet kohën që nevojitet për procesin e numërimit.

“Natyrisht, ka një problem të vogël që do zgjidhet në të ardhmen, duhet të rritet numri i qendrave të numërimit, duhet të jenë më shumë se 66, në mënyrë që koha e numërimit të mos jetë kaq e gjatë. Vërtet, kamerat realizojnë transparencë absolute, por duket se konsumojnë më shumë kohë”, - tha z. Berisha që shtoi se duhet vlerësuar fakti që procesi është pa tensione dhe po menaxhohet më mirë se çdo herë tjetër.

Lidhur me rezultatin e deritanishëm, kryeministri tha se të dhënat i ndjek nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por nuk mori përsipër të komentojë të dhënat e publikuara, që, sipas tij, ndryshojnë çdo orë. “E kam deklaruar që dje se do të pranoj rezultatin e nxjerrë nga KQZ”, - tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›