E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Milo dhe Ceka: Të lumtur dhe të zhgënjyer

Zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti nuk sollën vetëm rezultate surprizë për të gjithë partitë politike. Për kreun e Partisë Socialiste Edi Rama këto zgjedhje sollën edhe një sërë problemesh me aleatët e tij të përhershëm, politikanë me përvojë në jetën politike shqiptare. Kështu kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga bashkëpunimi me socialistët dhe se kjo forcë politike i ka vjedhur votat. Por, ndryshe nga Milo, aleati i kryeministrit Berisha Neritan Ceka pas disa viteve në koalicion me të majtën shprehet i kënaqur megjithëse nuk u rikonfirmua si deputetët nga elektorati i aleancës demokratike. Sipas këtyre dy politikanëve, fati i kryesocialistit Edi Rama është përcaktuar tashmë nga këto zgjedhje. Ata nuk përjashtojnë mundësinë e një rikthimi të ish-kryministrit Fatos Nano për të riformatuar të majtën shqiptare. Milo dhe Gjinushi japin skemat e tyre lidhur me zgjidhjen e ngërçit në të cilën ndodhet sot rezultati i këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›